1. Ngrihen herët
Për të përfituar nga orët para fillimit të ditës së punës, njerëzit e suksesshëm zgjohen herët – Richard Branson zgjohet në orën 5 dhe Anna Wintour, kryeredaktore e Vogue, është në fushën e tenisit në orën 5:45. Ata ngrihen në këto orare për të planifikuar ditën e tyre, për t’u ushtruar ose punojnë në projekte personale të tilla si shkrimi i një libri.
Lexoni: Këta miliarderë ndajnë me ne sekretin e suksesit të tyre
2. Ushtrohen
Njerëzit e suksesshëm ushtrohen jo vetëm për të mbajtur trupat e tyre në formë, por edhe sepse stërvitja e mban trurin të shëndetshëm, zvogëlon stresin dhe ndihmon në përmirësimin e kujtesës, kreativitetit dhe produktivitetit. Ushtrimi i rregullt gjithashtu ndihmon në sigurimin e një gjumi më të mirë natën.
3. Lexojnë vazhdimisht
Nga Mark Cuban, i cili thotë se lexon tre orë pothuajse çdo ditë tek Warren Buffett, i cili lexon deri në gjashtë orë çdo ditë, njerëzit e suksesshëm lexojnë për të fituar njohuri që i lejon ata të ngrihen mbi konkurrencën. Të gjitha llojet e librave – fiction, non-fiction, biografi, zhvillimi personal, biznes, etj- janë efektivë.
4. Marrin pushime jashtë zyrës
Njerëzit e suksesshëm shpëtojnë nga muret e zyrës për të fituar perspektiva të reja dhe për t’u rimëkëmbur për pjesën tjetër të ditës. Nëse është një shëtitje e shpejtë rreth ndërtesës ose vetëm një moment për të reflektuar në një ditë të bukur, njerëzit e suksesshëm i japin mendjes dhe trupit të tyre një pushim larg nga kompjuteri apo salla e mbledhjeve.
5. Përqafojnë dështimin
Njerëzit e suksesshëm e dinë se gabimet që bëjnë i afrojnë një hap më pranë suksesit. Ata nuk kanë frikë nga dështimi; në fakt, ata përpiqen të përshpejtojnë përvojat e tyre të të mësuarit duke dështuar shumë herë dhe shpesh. Ata kanë një qëndrim të mos heqin kurrë dorë dhe përdorin dështimin si një mundësi për të mësuar dhe për t’u bërë më të mirë herën tjetër.
6. Planifikojnë që të kenë sukses
Qoftë kjo gjëja e parë që bëjnë çdo mëngjes apo gjëja e fundit që bëjnë çdo ditë, njerëzit e suksesshëm janë të qëndrueshëm në planifikimin e ditëve dhe javëve të tyre. Disa njerëz përdorin të dielat për t’u organizuar dhe përcaktuar prioritetet e tyre për javën. Pavarësisht nga rutina e veçantë, njerëzit e suksesshëm krijojnë një plan për sukses.
7. Marrin pushime
Mund të jetë e lehtë të supozohet se njerëzit e suksesshëm punojnë gjatë gjithë kohës, por në realitet, ata e kuptojnë fuqinë e një pushimi nga puna për t’u çlodhur dhe për të fituar fuqi që të kthehen në qëllimet e tyre.
8. Kalojnë kohë me njerëz frymëzues
Njerëzit e suksesshëm kanë tendencë të kalojnë kohën e tyre me një rrjet të motivuar personal dhe profesional. Ata e kufizojnë ekspozimin e tyre ndaj njerëzve negativë dhe toksikë, sepse besojnë se janë aq të suksesshëm sa njerëzit më të afërt me të cilët janë ulur.
9. Kontrollojnë orarin e tyre
Për të ruajtur orarin e tyre, njerëzit e suksesshëm kontrollojnë kur bëjnë aktivitete të caktuara siç janë kontrolli i email-it disa herë në ditë ose qëndrimi jashtë mediave sociale përveç kohës së përcaktuar. Ata nuk reagojnë ndaj kërkesave të të tjerëve; ata planifikojnë ditën dhe orarin e tyre për të parandaluar ndërhyrjet në përparësitë e tyre. Për shembull, disa njerëz kanë ditë pa takime dhe nuk lejojnë që takimet të planifikohen atë ditë pavarësisht se një person tjetër beson se është urgjente.
Lexoni: 3 librat që kanë çuar Will Smith drejt suksesit
Këto janë vetëm disa nga zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm. Në vend që të përpiqeni të adaptoni secilën prej tyre, zgjidhni vetëm një në listë dhe angazhohuni ta bëni atë derisa t’ju bëhet zakon. Pastaj, mund të shtoni një tjetër në listën tuaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.