Këta miliarderë ndajnë me ne sekretin e suksesit të tyre - Business Magazine Albania

Këta miliarderë ndajnë me ne sekretin e suksesit të tyre


A mendoni ndonjëherë për veten, “Duhet të bëj më mirë”, kur dëgjoni për jetën joshëse dhe marrëveshjet miliona dollarëshe të liderëve të biznesit si Richard Branson dhe Bill Gates? Në këtë atikull BusinessMag ju sjell se si 6 njerëz që janë bërë milionerë në të 30-tat, zbulojnë çelësin e tyre për suksesin.

Richard Branson thotë se duhet të ëndërroni për të bërë gjëra të mëdha

Themeluesi i Virgin Group, Richard Branson, bëri milionin e tij të parë në moshën 23 vjeçare në vitin 1973; në moshën 41 vjeçare, ai ishte një miliarder.

Në një postim të vitit 2017, manjati i biznesit britanik shkroi se të ëndërruarit për të bërë gjëra të mëdha është thelbësore për suksesin: “Mos tradhëtoni ëndrrat tuaja për hir të përshtatjes. Ëndërrimi është një nga dhuratat më të mëdha të njerëzimit – ajo aspiron kampionët, nxit inovacionin, çon në ndryshimin dhe zhvillimin e botës, ne të gjithë duhet të ëndërrojmë dhe të inkurajojmë të tjerët që të veprojnë kështu. Në një botë pa ëndrra, nuk do të kishte art, as aventurë, as ulje në Hënë, as CEO femra, as të drejta civile.”

Mark Zuckerberg beson në marrjen e risqeve

Mark Zuckerberg ndryshoi mënyrën se si ne komunikojmë me Facebook dhe si bashkë-themelues dhe CEO i platformës sociale, ai u bë një milioner në moshën 22 vjeçare në 2006. Në moshën 23 vjeçare, ai ishte një miliarder.

Në një postim në Facebook në vitin 2016, duke diskutuar 10 vjetorin e platformës Zuckerberg përgëzoi gatishmërinë e ekipit të tij për të ndërmarrë rreziqe: “Një nga gjërat me të cilat jam më krenar për Facebook është se ne besojmë se gjërat gjithmonë mund të jetë më mirë dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjëra të mëdha në qoftë se mendojmë se do të ndihmojë komunitetin tonë për një periudhë afatgjatë.”

Bill Gates vlerëson zgjidhjet e thjeshta

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates goditi në shenjë në vitin 1981 kur ishte 26 vjeç duke u bërë milioner dhe në moshën 31 vjeçare u kthye në një miliarder.

Lexoni: 5 gjërat për të cilat edhe njerëzit e pasur diskutojnë çmimin

Në një fjalim të vitit 2007 në Harvard, Gates diskutoi se si kompleksiteti ndikon në rrugën e zgjidhjeve: “Për të vepruar ne duhet të shohim problemin, zgjidhjen dhe më pas impaktin që ka kjo zgjidhje tek problemi, sa më e thjeshtë zgjidhja aq më mirë. Kompleksiteti vetëm sa i ndërlikon gjërat.”

Sara Blakely beson se dështimi prodhon sukses

Themeluesja e Spanx, Sara Blakely, ishte 29 vjeç kur ajo u bë një milionere në vitin 2000. Pak më shumë se një dekadë më vonë, ajo u bashkua në klubin e miliarderëve në moshën 41-vjeçare, duke u bërë miliarderja më e re femër.

Ajo nuk është e huaj për dështimin dhe beson se dështimi është thelbësor për suksesin, duke thënë për CNBC në vitin 2013: “Babai im na rriti duke na inkurajuar mua dhe vëllain tim që të dështojmë … Na lejoi që të jemi më të lirë në përpjekje për të bërë gjërat dhe na përkrahu gjatë jetës sonë.”

Warren Buffett betohet për matjen e performancës

Në vitin 1960, manjati i biznesit, investitori dhe drejtori ekzekutiv i Berkshire Hathaway u bë milioner në moshën 30 vjeçare. Deri në moshën 56-vjeçare, ai ishte një miliarder.

Është e rëndësishme që performanca e dikujt të matet jo vetëm brenda, por edhe jashtë, në krahasim me tregun më të gjerë, tha ai për Inc: “Nëse bëjmë një punë të mirë apo një punë të varfër nuk duhet të masim nëse jemi plus apo minus për vitin. Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi parametrave të vendosura nga institucionet kryesore të tregut dhe në bazë të tyre të themi nëse jemi plus apo minus.”

Elon Musk thotë se të gjitha vijnë duke punuar fort

Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe bashkëthemelues i PayPal dhe Tesla Motors, arriti statusin e milionerit në moshën 27 vjeçare në vitin 1999 dhe pastaj statusin e miliarderit kur arriti 41 vjeç.

Gjatë një fjalimi të vitit 2014 në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, Musk u tha studentëve: “Unë mendoj se së pari ju duhet të punoni fort, pavarësisht se çfarë po bëni. E pra, kur vëllai im dhe unë ishim duke nisur kompaninë tonë të parë në vend të marrjes së një apartamenti, ne morëm me qera një zyrë të vogël dhe fjetëm në divan. Vështirë të kishe një kompjuter në atë kohë dhe unë kodoja natën 7 ditë në javë, gjatë gjithë kohës, në mënyrë që website të ishte në rregull.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0