Google dëshiron të integrojë Nano Banana në Maps - Business Magazine Albania

Google dëshiron të integrojë Nano Banana në Maps

Nano Banana e Google është ndoshta gjeneratori dhe editori më i mirë i imazheve me inteligjencë artificiale dhe kompania e di që ka në dorë një mjet shumë të njohur. Aq shumë saqë Google tani po punon për integrimin e Nano Banana në një nga aplikacionet e saj më të njohura; Google Maps. Nëse kjo ju duket pak e çuditshme, nuk jeni vetëm, por me sa duket kjo po ndodh, pasi njerëzit në Android Authority kanë zbuluar disa vargje kodi relevante në versionin më të fundit të Google Maps.

Në rast se po pyesni veten se si do ta përdorni Nano Banana në Maps, me sa duket do t’ju lejojë të krijoni imazhe bazuar në vendet e disponueshme në Street View. Sigurisht, Nano Banana do të jetë në gjendje t’u japë këtyre vendeve një stil të ri argëtues, varësisht nga kërkesa juaj. Kjo ose do të rezultojë të jetë integrimi më i veçantë dhe më pak i përdorur i Nano Banana deri më tani, ose një mënyrë argëtuese për të gjeneruar disa imazhe bazuar në vende të jetës reale.

lexo edhe:Gemini i Google tani krijon muzikë, këngë 30-sekondëshe me një kërkesë të vetme

Do të duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojë. Meqenëse disa vargje kodi për të janë tashmë në versionin më të fundit të aplikacionit Maps, supozojmë se nuk do të duhet shumë kohë që kjo veçori e re të publikohet zyrtarisht. Kompania Google ka sjell një përditësim për aplikacionin Maps, i cili sjell disa mjete të reja, përfshirë mundësinë për të kontrolluar disponueshmërinë e karikuesve për automjetet elektrike. Aplikacioni më parë shfaqte vetëm vendndodhjen e karikuesve për automjetet elektrike, por jo nëse ato ishin të lirë. Me fjalë të tjera, ishte plotësisht e mundur të arrinit në një stacion karikimi dhe të gjendeshit përpara një radhë automjetesh elektrike që prisnin të karikoheshin.

9to5

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0