WhatsApp thuhet se po lanson një veçori të re të fokusuar në privatësi për anëtarët e komunitetit.
Funksionaliteti i ri i WhatsApp që u tha më parë se ishte në testim, do t’i lejonte përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen ndonjë grupi.
Lexo: Mark Zuckerberg po trajnohet me kampionët e UFC-së
Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, thuhet se është i disponueshëm për të gjithë testuesit beta të Android dhe iOS.
Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda dhe të tregojnë reagimet e tyre ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.
Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.