Web Summit cilësohet nga Forbes si "Konferenca më e mirë e teknologjisë në planet" - Business Magazine Albania

Web Summit cilësohet nga Forbes si “Konferenca më e mirë e teknologjisë në planet”


Çfarë është Web Summit ?

Web Summit filloi si një ide e thjeshtë në vitin 2010, me qëllim për të lidhur komunitetin e teknologjisë me të gjitha industritë, të vjetra dhe të reja. Me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë, Web Summit është rritur duke u bërë “konferenca më e madhe e teknologjisë në botë”.

E njohur për organizimin e shkëlqyer të konferencave, Web Summit në vitin 2016 është vizituar nga më shumë se 2,000 media boterore, mbi 100 tregje, 650 folës dhe një numër i madh i pjesëmarrësve me influencë botërore.

Konferencat kanë ndihmuar më mijëra pjesëmarrës të marrin njohuri nga mendjet më të ndritura në fusha të ndryshme ndër të cilat prej mbi 650 folësve përfshihen edhe: Elon Musk (Sipërmarrës), Werner Vogels (Amazon.com), Amit Singh (Google), Stan Chudnovsky (Facebook) e shumë të tjerë.

Web Summit për konferencat e organizuara ka gjetur mbështetjen e disa prej kompanive më të mëdha botërore si Mercedes Benz, Coca Cola, Canon, Google, Facebook, Youtube, Disney, PayPal, Microsoft dhe kompani të tjera.

Një ndër vlerësimet e shumta që Web Summit ka marrë është edhe ajo e Forbes që e ka cilësuar si “Konferenca më e mirë e teknologjisë në planet”.

Mos lejoni t’iu humbasë asnjë fjalim i personaliteteve më të shquara, bëhu pjesë e konferencës Web Summit.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0