Vjeshta 2022, një sezon për t’u mbajtur mend që vjen në revistën 30 të Businessmag - Business Magazine Albania

Vjeshta 2022, një sezon për t’u mbajtur mend që vjen në revistën 30 të Businessmag

revista 30 e Businessmag

Në harkun e pothuajse 7 vitesh, ne tek BusinessMag nuk kishim përjetuar një periudhë të tillë si kjo vjeshtë. 

Një sërë aktivitetesh në fushën e biznesit kanë synuar të nxisin iniciativa të reja, të krijojnë sinergji edhe mundësi për sipërmarrjet akuale. 

Kjo erdhi kryesisht falë dy faktorëve: Shpalljes së Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë për këtë vit dhe rrjedhimisht zhvillimit të disa programeve të posaçme, ndërkohë që në nivel kombëtar ndikoi hapja e programit për mbështetjen me grante të startupeve dhe lehtësuesve nga Ministria e Mbështetjes për Sipërmarrjen. 

Në numrin 30 të revistës vijnë të pasqyruara evente, aktivitete dhe zhvillimet më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë.

Ju mund të abonoheni dhe të shkarkoni këtu Revistën 30 të Businessmag.

Asnjëherë si këtë vit, nuk ka pasur kaq shumë evente, trajnime apo programe dedikuar sipërmarrjeve inovative. Kompeticione ku lindin dhe zhvillohen ide, të rinj që  punojnë për të sjellë në jetë një produkt në inkubatorët e bizneseve, konferenca frymëzuese, trajnime  edukuese dhe lançime librash motivues për të përcjellë energji shpërthyese se gjërat mund dhe duhet të ndryshojnë.   

Jemi përpjekur të mbulojmë dhe të trajtojmë një pjesë të mirë të tyre në këtë numër 30 të Business Mag, si media dedikuar sipërmarrjes, inovacionit dhe zhvillimit personal dhe profesional.

Megjithatë, ajo që rrëmbeu kopertinën tonë në këtë edicion ishte publikimi i librit “Në garë me veten”, nga Ermal Mamaqi. Një libër me fokus vetëzhvillimin, bazuar te përvojat personale të Ermalit dhe te mësimet e nxjerra prej tyre.  

Në intervistën e zhvilluar për Businessmag, ai tregon rreth arsyeve të shkrimit të këtij libri, objektivave të tij dhe qëndrimit ndaj reagimit të një pjese të audiencës.  “Në garë me veten” do të ofrohet në shitje në ofertë, së bashku me këtë numër të Business Mag. Ndaj ju ftojmë të skanoni kopertinën e fundit të revistës, për të marrë informacionin përkatës.

E ndërsa këto zhvillime pozitive na japin shpresë, në këtë numër të revistës vjen një panoramë e gjerë e zhvillimeve në tregun imobiliar, i cili ka shënuar rritje të theksuara çmimesh dhe ka ende nevojë për rregulla dhe standarde në transaksione.

Turizmi është një prej pikave tona të forta dhe ne e sjellim me një histori suksesi nga Berati. Vendi ynë po përballet me sfida lokale e ndërkombëtare njëkohësisht. Edhe pse njoftimet për vende pune mbeten të afishuara gjatë në vitrinat e sipërmarrjeve të ndryshme, sipërmarrja e turizmit në Berat po ia del.

Porosit këtu edicionin e 30-të të Business Magazine!

Businessmag është e orientuar të shohë pozitivisht. Emigracioni është patjetër një çështje që duhet trajtuar seriozisht, por ne jemi krenarë kur shqiptarët shkëlqejnë jashtë. Për këtë arsye kemi sjellë disa intervista me persona të suksesshëm nga diaspora.  

Lexo: Amerikanët rekord shpenzimesh për “Të Premten e Zezë”

Duket se rritja e angazhimit është kundërpërgjigjia më e mirë ndaj situatave delikate. Ndërsa çmimet po rriten në mënyrë të theksuar, një angazhim më i madh i individëve, sipërmarrjeve, organizatave dhe qeverisë mund të jetë kundërpërgjigjia më e mirë.

“Brenda secilit ka një potencial të madh dhe arsyeja e vetme pse ne nuk e shfaqim, është sepse nuk luftojmë që ta nxjerrim në pah atë”, – Ermal Mamaqi.

Ndaj, edhe ne tek BusinessMag besojmë se secili prej nesh duhet të bëjë hapin e tij, lëvizjen e tij të rradhës, për t’u angazhuar, për t’u zhvilluar, për të ndryshuar dhe rrjedhimisht për të pëmirësuar gjithçka që e rrethon. 

Ju faleminderit që po lexoni këtë revistë!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0