Viza “French Tech” mirëpret talentet e teknologjisë nga e gjithë bota në Francë


Çfarë është Viza “French Tech”?

Viza “French Tech” është një procedurë e thjeshtuar dhe e shpejtë për të marrë një leje qëndrimi të njohur si “Talent Passeport” (“Pasaporta e Talenteve”).

Viza “French Tech” është e hapur për tre lloje kategorish të talenteve të teknologjisë: themeluesit e startup-eve, punonjësit dhe investitorët duke u lejuar atyre qëndrim dhe punësim në Francë.

  • Është e vlefshme për katër vite, që më pas rinovohet.
  • Është zgjeruar edhe për anëtarët e familjes: bashkëshortët gjithashtu marrin leje qëndrimi që i autorizojnë ata për të jetuar dhe punuar në Francë. Fëmijët janë të autorizuar të jetojnë gjithashtu në Francë.
  • Nuk kërkohet leje shtesë për punë.
*Shënim: Qytetarët nga Zona Ekonomike Europiane dhe Zvicra nuk kanë nevojë për leje qëndrimi.

Si mund të përfitoni vizën “French Tech”?

3 profile, 3 procedura të ndryshme

1. Viza “French Tech” për themeluesit

Themeloni startup-in tuaj në Francë në një nga inkubatorët tanë partnere.

Për të mësuar më shumë për aplikimin dhe kushtet e aplikimit klikoni këtu.

2. Viza “French Tech” për punonjësit

Bashkohuni me një nga 70 kompanitë që kanë të drejtë të rekrutojnë mbajtësit e vizave “French Tech”. Këto kompani u përzgjodhën posaçërisht për statusin e tyre të hiper-rritjes si pjesë e një programi të quajtur “Pass French Tech”.

Për të mësuar më shumë për aplikimin dhe kushtet e aplikimit klikoni këtu.

3. Viza “French Tech” për investitorët

Investoni në startup-et franceze duke:

  • hapur një firmë kapitali në Francë,
  • investuar direkt si një investitor ëngjëll
  • ose duke u rekrutuar si një investitor në një firmë sipërmarrëse në Francë.

Për të mësuar më shumë për aplikimin dhe kushtet e aplikimit klikoni këtu.

*Asnjë nga këto nuk ju përshkruan? Ju përsëri mund të keni të drejtë për një lloj tjetër të lejes së qëndrimit. Më shumë detaje i gjeni këtu.

Pse Franca?

Franca dëshiron të sjellë një brez të ri të kompanive udhëheqëse në botë, të nxisë inovacionin dhe të krijojë vende pune në ekonominë franceze.

Këtë plan ambicioz mund ta arrijnë vetëm nëse mund të tërheqin njerëzit e duhur.

Për më tepër, në një botë të drejtuar nga inovacioni, ku kreativiteti dhe guximi po ndryshojnë rregullat e lojës, diversiteti – në aspektin e kulturës dhe shtigjeve të karrierës – është një pasuri për ekosistemin.

Ndërkombëtarizimi i ekosistemit francez të startup-eve është një domosdoshmëri kulturore dhe ekonomike për të lejuar kompanitë që të kenë sukses në zhvillimin e tyre ndërkombëtar.

Sektori Teknologjik është me të vërtetë global dhe konkurrenca është e ashpër, sidomos kur bëhet fjalë për tërheqjen e talenteve më të mira. Nëse Franca dëshiron të prodhojë kompani udhëheqëse botërore, ne duhet të jemi në gjendje të sjellim talente të shkëlqyera nga e gjithë bota dhe ta bëjmë tranzicionin e tyre në ekosistemin teknologjik francez sa më të qetë të jetë e mundur.

Ne kemi nevojë që ju të vini në Francë dhe të na ndihmoni të krijojmë udhëheqësit botërorë të së nesërmes!

Pse duhet të zgjidhni “French Tech”?

Ka patur një dinamikë shumë të fortë gjatë viteve të fundit të rreth 10,000 startup-eve të Francës.

  • Investimet e Venture Capital u dyfishuan mes viteve 2014 – 2015 dhe mbetën të larta në vitin 2016 (duke u rritur nga 1 miliardë $ në 2014 në 2 miliardë $ në 2015 dhe në 2.4 miliardë $ në 2016)
  • 60% e moshës 18-29 vjeçare në Francë raportojnë se dëshirojnë të krijojnë kompanitë e tyre
  • Ekosistemi i startup-eve në Francë është rritur më shpejt se çdo ekosistem tjetër europian në 5 vitet e fundit. Sot Franca ka numrin më të madh të marrëveshjeve të VC në Europë.

Pas historive të njohura të suksesshme të Criteo, Blablacar dhe OVH, ka shumë sipërmarrje franceze me rritje të madhe në botë si: Cellectis, Drivy, Scality, Sigfox, Vestiaire Collective dhe Algolia.

Franca ka shumë biznese dhe mundësi punësimi për profesionistë të talentuar në teknologji.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale