Franca krijon një vizë të veçantë për sipërmarrësit, inxhinierët dhe investitorët


Vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të 2017 në Francë, qeveria aktuale franceze njoftoi një gjë të fundit për të nxitur startup-et franceze. “Viza Teknologjike Franceze” është një program i ri për talentin e huaj teknologjik. Është një mënyrë e lehtë për të marrë një vizë 4 vjeçare për ju dhe familjen tuaj.

Ministri Francez për Çështjet Dixhitale, Axelle Lemaire ngacmoi me disa informacione në lidhje me këtë program të ri në skenën e TechCrunch në CES në fillim të këtij muaji.

Po të kthehemi në 2015, qeveria franceze nisi një “French Tech Ticket”, një paketë me një vizë, një grant të vogël dhe pak ndihmë kur binte fjala për detyrat administrative. Deri më tani, dy startup-e kanë zgjedhur të kalojnë pak kohë në Francë dhe ky program duket se po ecën shumë mirë.

Por, çfarë ndodh nëse ju jeni një inxhinier ose projektues, një VC ose jeni një sipërmarrës në fazë të vonë? “Tech Visa Franceze” shkon më tej se “Tech Ticket Franceze”.

Nëse jetoni në Bashkimin Europian, ju nuk keni nevojë për vizë. Nëse ju jeni një i huaj që vjen nga pjesa tjetër e botës, ju mund të aplikoni dhe mund ta merrni me anë të një procesi të përshpejtuar. Familja juaj gjithashtu mund të vijë me ju dhe me aq sa dihet nuk ka kuota të limituara.

Për sipërmarrësit, përveç “Tech Ticket Franceze”, do të ketë partnershipe me akseleratorët dhe konkurset e startup-eve. Nëse keni arritur të bëheni pjesë në një nga këto, ju mund të merrni një vizë.

Për punonjësit, qeveria do të bëjë një listë të “100 + startup-eve kryesore franceze.” Kjo listë nuk është bërë ende. Nëse ju punësoheni nga një prej këtyre kompanive, ju përfitoni vizën. Kjo duket si një marrëveshje e ëmbël për inxhinierët, dizajnerët, marketerët dhe më shumë. Ju nuk keni pse qëndroni në këtë kompani derisa të jetë kohëzgjatja e vizës.

Për kompani të tjera teknologjike, ju mund të aplikoni për një “Passeport Talent”, e cila është mjaft e re. Ajo më kujton vizën O-1 në SHBA dhe kjo i lejon çdokujt me aftësi jashtëzakonshme teknike, artistike ose shkencore të marrin një vizë.

Investitorët marrin vizën, nëse ata punojnë për një firmë Franceze VC, ose punojnë për një firmë ndërkombëtare VC dhe zgjerohen me një zyrë të re në Francë. Ata gjithashtu mund të aplikojnë për një “Passeport Talent”.

Ky është një veprim i madh pasi startup-et franceze kanë ecur mjaft mirë kohët e fundit. Po fillon të bëhet e vështirë punësimi i punonjësve të talentuar në Francë, kështu që ky program i ri i vizave do të nxisë startup-et franceze.

Kam dëgjuar për shumë njerëz që punojnë në ekosistemin e startup-it francez, të cilët kanë pasur mjaft shqetësime, në mënyrë që të merrnin një vizë. Duhet shumë kohë dhe dokumente për të marrë një vizë në SH.B.A. Por gjithashtu edhe në Francë. Mezi po pres të dëgjoj reagimet e njerëzve nëse me të vërtetë në këtë mënyrë merret më shpejt viza.

Dhe sigurisht, qeveria franceze donte ta lançonte këtë program para zgjedhjeve presidenciale për shkak se presidenti i ardhshëm mund të jetë shumë më i dyshimtë kur bëhet fjalë për emigracionin. Është e vështirë të ndalësh diçka që tashmë është duke funksionuar mirë.

burimi: Tech Crunch

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0