Krahas figurave të larta nga politika dhe biznesi, në këtë samit po merr pjesë edhe drejtori i kompanisë Viva Fresh Strore nga Kosova, Xhevdet Rexhepi. Në Samitin e organizuar në Londër, Viva Fresh Store është e vetmja kompani që ka arritur të marrë mbështetje financiare nga BERZH në vlerë prej 10 milionë eurove për projektet e saj, të cilat kanë për qëllim, shtrirjen, rritjen dhe zhvillimin e aktivitetit të saj.
Roli i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vazhdon të jetë edhe më tutje mjaft i rëndësishëm për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë ky institucion financiar ndërkombëtar.
Me këtë rast, drejtori i kompanisë Viva Fresh Store Xhevdet Rexhepi, në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të kontratës në Londër, pos tjerash i ka falënderuar zyrtarët e lartë të BERZH-it, duke e shprehur vullnetin dhe përkushtimin e kompanisë, që edhe më tutje të rrisin bashkëpunimin në projekte të mëdha zhvillimore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto