Veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin! - Business Magazine Albania

Veçoria e radhës e WhatsApp që po e bën atë të duket i ngjashëm me Instagramin!

~3 minuta lexim

WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram. Sipas mediave të huaja, përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në storie.Ndërsa mbetet e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja, ata që ju i etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj. Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme si kur etiketoni dikë në storiet tuaja në Facebook dhe Instagram. Kjo veçori është aktualisht në zhvillim e sipër, por do të jetë e disponueshme së shpejti.

Nëse përpiqeni të fotografoni profilin e dikujt, nuk do t’ia dilni për shkak të kufizimeve të reja që ka vendosur WhatsApp, kjo është e ndaluar dhe ju do të merrni vetëm një imazh të ekranit të zi. Personi, fotografia e profilit të të cilit keni dashur të fotografoni ekranin, nuk do të marrë një njoftim për të, por as ju nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar.
Lexo: GigaFarm. Ferma vertikale në shkretëtirë, ja sa kg ushqim do prodhojë në vit

Tani të gjithëve u ndalohet përfundimisht të marrin pamje nga ekranet e fotografive të profilit. Me shumë mundësi, Meta dëshiron të luftojë keqpërdorimin e fotove të të tjerëve në këtë mënyrë. Nëse dëshironi, mund të rrisni më tej privatësinë pra të kontrolloni se kush mund ta shohë foton tuaj të profilit në aplikacion.

WhatsApp po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me veçori të reja. Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër. Sipas mediave të huaja, aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta. Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme. Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)