Vajzat apo djemtë, kush e ka më të theksuar mendimin krijues sipas raportit të PISA? - Business Magazine Albania

Vajzat apo djemtë, kush e ka më të theksuar mendimin krijues sipas raportit të PISA?

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka publikuar raportin e vlerësimit të kreativitetit të nxënësve në 64 vende të botës. Ky raport për herë të parë mat aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë në “të menduarit krijues”, duke sjellë një perspektivë të re mbi mënyrën se si sistemi arsimor i përgatit nxënësit për sfidat e shekullit të 21-të.

Raporti i përkon vitit 2022 dhe është pjesë e vëllimit të tretë të publikuar nga PISA. Ky vëllim fokusohet në vlerësimin e nxënësve në aspektin e të menduarit krijues, një komponent kyç për zhvillimin e aftësive të nevojshme në një ekonomi globale gjithnjë e më konkurruese. Sipas rezultateve të kësaj matje, Shqipëria është renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë në renditjen e 64 shteteve pjesëmarrëse.

Raporti i PISA thekson se hendeku midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera është më shumë se 2.5 herë më i madh se mesatarja e Organizatës për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD), duke sugjeruar një nevojë të ngutshme për përmirësime në sistemin arsimor shqiptar.

Një tjetër pikë interesante e raportit është fakti se vajzat kanë performuar më mirë se djemtë në të menduarit krijues në pothuajse të gjitha sistemet arsimore të analizuar nga PISA. Ky rezultat sugjeron se ka faktorë të caktuar që ndikojnë në zhvillimin e aftësive krijuese te vajzat, të cilët mund të shërbejnë si shembull për politikat arsimore që synojnë përmirësimin e kreativitetit në të gjitha grupmoshat dhe gjinive.

ë përfundim, raporti i PISA për vitin 2022 ofron një pasqyrë të rëndësishme mbi gjendjen e kreativitetit të nxënësve në mbarë botën dhe thekson nevojën për politika arsimore që të promovojnë të menduarit krijues, duke përgatitur kështu brezat e ardhshëm për një botë gjithnjë e më komplekse dhe dinamike.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0