Top 8 intervistat e vitit 2019 të zhvilluara nga BusinessMag - Business Magazine Albania

Top 8 intervistat e vitit 2019 të zhvilluara nga BusinessMag


Është fundi i vitit dhe BusinessMag analizon si çdo vit artikujt më të lexuar, personazhet që kanë lënë një impakt me historitë e tyre si dhe intervistat që ka realizuar me individë, biznese, startup-e, sipërmarrës të ndryshëm. Historitë e suksesit për shqiptarët kudo ku janë të pafund dhe ne jemi të lumtur që përcjellim këto histori në revistën tonë, të cilët me punë, vullnet dhe dashuri kanë arritur atë që për të tjerët ndoshta duket e pamundur. Modele suksesi dhe modele inspiruese vijnë në këtë artikull të përmbledhur nga BusinessMag Albania.

Rrugëtimi i një studenti sot Zëvendës Dekan

Prof. As. Dr. Ermal Baze, është 38 vjeç. Ai është Zëvendës Dekan dhe Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në një intervistë për Businessmag, ai na tregon për jetën e tij si student dhe marrëdhëniet me studentët sot si drejtues i universitetit.

Bora Qesja, e suksesshme përtej kufijve

Të jesh i suksesshëm përtej kufijve nuk është më e pamundur. E aq më pak të studiosh në universitetet më të mira të botës. Këtë na e dëshmon më së miri vajza nga Durrësi, Bora Qesja, e cila është një nga shqiptaret me karrierë të suksesshme jashtë vendit. Ajo është lektore në një nga universitetet më të mira në Australi.

Klaidi Çitozi: Shërbimi ndaj klientit, marketingu më i mirë

Në një intervistë për Businessmag, CEO i kompanisë thotë se niveli i sigurimeve në Shqipëri është ende i ulët. Cilësia e jetës, sipas tij, kërkon më shumë investim në sigurime. Ai është optimist se ligji bonus-malus do të mundësojë një trajtim më të drejtë të klientit. Bonus-Malus ka filluar të aplikohet prej pak muajsh dhe pritet që pas një viti, çdo drejtues automjeti të vlerësohet në bazë të historikut të aksidenteve. Çmimi i primit të sigurimit do të jetë më i ulët për ato që nuk shkaktojnë aksidente në rrugë dhe më i lartë për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme. Ky është një format vlerësimi që ndiqet edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Sara Karaj, të jesh influencer në Shqipëri

Ndoshta keni dëgjuar për Chiara Ferragni, e cila e nisi blogun e saj të stilimit si një 27 vjeçare dhe sot siguron rreth 8 milionë dollarë në vit. Johnny Ward, gjithashtu nisi një blog për udhëtimet me një buxhet shumë të vogël dhe përfundoi me një kompani mediatike shumë të suksesshme. Interneti është plot me guida për të mësuar aftësi të ndryshme nga njerëz që quhen influencer, krijues, apo blogerë. Edhe në vendin tonë, ndonëse një treg i vogël, ka persona që kanë pasionin dhe kohën për të ndikuar te të tjerët.

Sara Karaj është një nga ato vajza që ka zgjedhur dy platformat, Youtube e Instagram për të ndarë talentin e saj për makeup-in.

Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami

Familja Bajrami i shpëtoi represionit Serb e Luftës në Kosovë. Por dhimbja duket se e ka fuqizuar më shumë këtë familje. Ajo sot, jo vetëm që është rimëkëmbur nga dhimbja e ka ndërtuar jetën në Amerikë, por ka arritur të afirmohet si një familje sipërmarrëse në transportin e luksit, me 450 automjete në pronësi e 230 të punësuar.

Desert Sedan Limo(DSL) quhet kompania, e cila ofron shërbime me makina luksoze për të gjithë ata që zgjedhin shërbimin e kësaj kompanie. BusinessMag.al ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me drejtuesin e kësaj kompanie z. Albert Bajrami.

Artan Sina: “Tek puna dhe mendësia e duhur do t’i gjeni të gjitha”

Por si lindi idea e krijimit të këtij biznesi?! Artani na tregon se pas përfundimit të shkollës së lartë dhe masterit dhe pas shumë intervistave për punë, nuk arriti të sigurojë një vend pune dhe ndërkohë bënte instalime elektrike. Nevoja për të siguruar më shumë punë e detyroi të shtrihej me punën edhe në profesione të tjera, por gjithmonë brenda sektorit të instalimeve. Kontaktet filluan të shtoheshin dhe ai po merrte përsipër më shumë përgjegjësi.

Gral Albania, të bësh blerje nga një Qendër Tregtare Online

“Nëse një punë e bën me pasion, ke eksperiencë dhe punon më fort kur has vështirësi, suksesi do të jetë i padiskutueshëm,” ky ishte mesazhi i dyshes Pranvera Rrapushi dhe Elona Kule në një intervistë për BusinessMag.

Pranvera dhe Elona janë bashkë-themelueset e një iniciative të përbashkët të quajtur Gral Albania.

Më shumë edukim sesa mësim, sipas mësuese Vjollcës

Ndërsa na flet plot pasion për profesionin e saj ajo na tregon punën që bën me fëmijët. “E rëndësishme është ta dashurosh profesionin që ke edhe unë hy tek ata njerëz që punën e bëj me dashuri,” na thotë mësuese Vjollca.

Lexoni: Top 8 intervistat më të lexuara të zhvilluara nga BusinessMag për vitin 2018
Lexoni: Top 15 Intervistat e realizuara nga Business Magazine në vitin 2016

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0