Artan Sina: “Tek puna dhe mendësia e duhur do t’i gjeni të gjitha” - Business Magazine Albania

Artan Sina: “Tek puna dhe mendësia e duhur do t’i gjeni të gjitha”


Artan Sina, 30 vjeçari i diplomur në Inxhinieri Telekomunikacioni është themelues i kompanisë Instal Group, themeluar në Gusht të vitit 2015. Prej 4 vitesh kompania operon në Shqipëri dhe Kosovë. Në një intervistë për BusinessMag, Artani na prezanton me kompaninë e tij, vështirësitë, sukseset dhe eksperiencat. 

Instal Group është një prej grupimeve më të mëdha të instalatorëve në Shqipëri, të impianteve hidraulike, elektrike dhe të sistemeve ngrohje/ftohje. Si grupim operon në sipërmarrje instalimi, në montim të të gjithë produkteve të sektorit dhe kryesisht në distribucionin e produkteve termosanitare dhe elektrike.

Por si lindi idea e krijimit të këtij biznesi?! Artani na tregon se pas përfundimit të shkollës së lartë dhe masterit dhe pas shumë intervistave për punë, nuk arriti të sigurojë një vend pune dhe ndërkohë bënte instalime elektrike. Nevoja për të siguruar më shumë punë e detyroi të shtrihej me punën edhe në profesione të tjera, por gjithmonë brenda sektorit të instalimeve. Kontaktet filluan të shtoheshin dhe ai po merrte përsipër më shumë përgjegjësi.

“Në kohën kur vendosa ta unifikoj si projekt, mendova që brenda sektorit ishim shumë dhe po bëheshim nga dita ditës akoma më shumë dhe vendosëm të bëheshim Instal Group, me emërues të përbashkët punën dhe qëllim kualitet më të lartë,” thotë Artani.

Kompania ofron një sërë shërbimesh të ndryshme brenda sektorit të instalatorëve, por kryesisht distribucion dhe shitje. Shërbimet që ofrojnë janë montimi i kondicionerëve, chillerave, kaldajave, panelëve diellorë; instalimet e impiantëve hidraulikë, elektrikë, sipërmarrjen e objekteve të mëdha civile dhe industriale, distribucion dhe shitje të produkteve të sektorit. Aktualisht Instal Group ka rreth 20 punonjës dhe 300 bashkëpunëtorë.

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka qenë një prej sfidave të Artanit. Ai thotë se, “Manaxhimi i burimeve njerëzore është një çështje delikate. Më parë këtë gjë e kemi patur shumë problem në stafin e brendshëm, por tani e kemi standardizuar duke vendosur parime dhe qëllime apo rritje profesionale afatshkurtër për secilin grafikisht”.

Vështirësitë me të cilat është hasur Artani ka qenë fryma negative që ka sektori i ndërtimit për sipërmarrësit e rinj, mosdhënia e mundësisë së ofertës dhe sistemi klering që të imponohet të marrësh pjesë dhe të futesh në një lojë që nuk të pëlqen aspak. Megjithatë, ai i ka lënë pas këto vështirësi.

E ndërsa tani Instal Group po bën optimizimin e logjistikës për të realizuar më shumë punë, përkundër investimeve të limituara, mungesës së informacionit që kanë qytetarët për shumë nga produktet e sipërmarrjes së Artanit si dhe konsumi i ulët që ka tregu shqiptar në raport me tregjet fqinjë.

Për të patur sukses duhet të marrësh vendime që ndoshta ndonjëherë nuk rezultojnë të jenë më të mirat, por që janë të domosdoshme. Artani kujton që në fillimet e tij është detyruar të shesë produktet më lirë se vlera që kishin, kjo për të gjeneruar para dhe për të afirmuar kompaninë brenda sektorit.

Objektivi i çdo sipërmarrësi është ta shohë kompaninë e tij në tregun ndërkombëtar, ashtu siç Artani e sheh Instal Group, me shtrirje në të gjithë Europën. “Ne përditë po eksportojmë fuqi punëtore, pse mos ta kemi të mirë organizuar këtë. Objektivi afatshkurtër është optimizimi dhe automatizimi i proceseve të punës, ndërsa ai afatgjatë tregu Europian,” thotë Artani për BusinessMag.

“Nëse do të donit të hapnit një biznes në Shqipëri, duhet të gjeni diçka që mungon në treg apo diçka që mund të përmirësojë atë. Analizoni mirë gjërat deri në detaj dhe përvishni mëngët për të filluar nga puna.” Kjo është këshilla më e mirë që një sipërmarrës si Artani ka për lexuesit e BusinessMag. Ajo që duhet të bëni është të punoni fort, e në mënyrë të zgjuar. “Mos prisni asgjë nga askush, kini vetëbesim dhe tek puna e mendësia e duhur do t’i gjeni të gjitha.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0