Gral Albania, të bësh blerje nga një Qendër Tregtare Online - Business Magazine Albania

Gral Albania, të bësh blerje nga një Qendër Tregtare Online


“Nëse një punë e bën me pasion, ke eksperiencë dhe punon më fort kur has vështirësi, suksesi do të jetë i padiskutueshëm,” ky ishte mesazhi i dyshes Pranvera Rrapushi dhe Elona Kule në një intervistë për BusinessMag.

Pranvera dhe Elona janë bashkë-themelueset e një iniciative të përbashkët të quajtur Gral Albania.

Themeluar në Gusht të 2017 me idenë e një Qendre Tregtare Online ku shitësit dhe blerësit takohen për të vendosur marrëveshjet më të mira rreth produkteve, Gral Albania ofron një gamë të gjerë produktesh të kategorive të ndryshme duke filluar nga veshjet deri te bizhuteritë, librat dhe produktet e sportit.

GRAL u krijua duke u bazuar në infrastrukturën e modeluar nga gjigantët botërorë, kombinuar me fizionominë e tregut Shqiptar dhe tipologjinë e konsumatorit Shqiptar.

I përshtatur për Shqipërinë, i ndërtuar nga dy vajza të talentuara shqiptare, GRAL vjen në treg me ambicien për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset të gjejnë njëri-tjetrin në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.

Lexoni: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019

Brand-e të mirënjohura janë bashkuar në këtë projekt, si: Cliche Albania, DukiDaso, Parfois, Tulips, Kiss Me Make Up Milano, Avon, Bentetton, Gruppo Fiori, Brand Shop, Axel, La Market, Macron, Dilvin, Satur, etj.

Ajo që sjellin ndryshe vajzat, është se i japin një vlerë të shtuar biznesit duke qenë se ofrojnë çmime me ulje. Kanë një staf që merret me përzgjedhjen e produkteve, një departament që bën studimin e tregut. “Ne nuk kemi një stok tonin, marrim më të mirat nga secili dyqan,” thonë ato.

“Ne duam të krijojmë një komunitet dhe jo thjesht të jemi një platformë që vetëm shet. Kemi një vizion shumë të qartë që të jemi një kompani ballkanike, pas dy vitesh,” shprehet dyshja. “Aktualisht jemi tek faza e trajnimeve, network-ut dhe gjetjes së kontakteve të duhura për partneritet apo bashkëpunime potenciale.”

Ato kanë qenë vazhdimisht pjesëmarrëse nëpër kompeticione të ndryshme ku dhe kanë fituar çmime në vlera monetare, si dhe së fundi ishin të ftuara nga Ministrja e Financave Nina Angelovska në Shkup, Maqedoninë e Veriut, në një event ku në qendër të vëmendjes ishte biznesi dixhital dhe sipërmarrëset femra.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0