Sara Karaj, të jesh influencer në Shqipëri

Sara Karaj, të jesh influencer në Shqipëri


Intervistoi Neada Muçaj

Ndoshta keni dëgjuar për Chiara Ferragni, e cila e nisi blogun e saj të stilimit si një 27 vjeçare dhe sot siguron rreth 8 milionë dollarë në vit. Johnny Ward, gjithashtu nisi një blog për udhëtimet me një buxhet shumë të vogël dhe përfundoi me një kompani mediatike shumë të suksesshme. 

Interneti është plot me guida për të mësuar aftësi të ndryshme nga njerëz që quhen influencer, krijues, apo blogerë.

Edhe në vendin tonë, ndonëse një treg i vogël, ka persona që kanë pasionin dhe kohën për të ndikuar te të tjerët.

Sara Karaj është një nga ato vajza që ka zgjedhur dy platformat, Youtube e Instagram për të ndarë talentin e saj për makeup-in.

Instagrami i Sarës është nga ato ku duket se çdo gjë bëhet me pasion. Prej kohësh, Sara ka vendosur të ndajë me të gjitha vajzat shqiptare trendet më të fundit të makeup, maskat më të mira për një fytyrë që shkëlqen, truket më të veçanta për festa, brandet e produktet më cilësore dhe pa harruar dhe momente të këndshme të jetës së saj. Përveç kësaj, 34.5 mijë ndjekësit në Instagram të Sara Karaj (Numri i tyre është vazhdimisht në rritje) kanë mundësi të ndjekin edhe videot që ajo realizon në kanalin e Youtube me këshilla hap pas hapi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Në një intervistë për BusinessMag, Sara na tregon si është të jesh një social media influencer në Shqipëri.

Cilat janë mjetet që të kanë ndihmuar të bëhesh një influencer?

Mendoj se platformat e rrjeteve të ndryshme sociale, i japin mundësi çdo individi të bëjë atë që dëshiron dhe ta ndajë atë me njerëz të tjerë që kanë po të njëjtin pasion e dëshirë. Nuk do ta konsideroja veten një influencer. Mendoj se bota nuk ka nevojë për tituj të tillë. Çdo individ influencon dikë në çdo moment që ndan një mendim ose këshillë. Punën dhe pasionin tim fillimisht kam nisur t’i shpërndaj në Youtube. Si e para youtube-r që krijonte video në gjuhën shqipe, mendoj se ky ka qenë avantazhi im. Instagrami më ka dhënë një “boost” shumë të madh pasi para 4 vitesh, kur kam hapur kanalin në YouTube, në Shqipëri nuk konceptohej si diçka që mund të bëhej. YouTube përdoret vetëm për të dëgjuar muzikë. Me anë të Instagram jam munduar të dërgoj njerëzit në YouTube dhe tani mund të them që shumë njerëz akoma më shkruajnë se kanë zbuluar si të hapin një llogari në YouTube vetëm për të komentuar në videot e mia.

Çfarë duhet të dijë dikush që do të ecë në hapat e tua?

Nuk do të sugjeroja asnjë të ecë në hapat e dikujt. As në hapat e mi. Mundohem shumë që t’i shtyj vajzat që më ndjekin, të gjejnë rrugën e tyre. Kur më vijnë mesazhe të tipit: ëndrra ime është të bëhem vloggere, mundohem që t’u shpjegoj të gjithave se kjo nuk duhet të jetë një ëndërr. Vloggere është thjesht një term. Nuk përfaqëson as pasionet e dikujt dhe as dëshirën për të krijuar diçka të re. Fillimisht duhet gjendur çfarë të bën ty të lumtur, çfarë të bën të zgjohesh të hënën e lumtur! Pastaj mund të zgjedhësh mes platformave të ndryshme për ta promovuar punën tënde. Çelësi i suksesit i çdo pune është të jesh origjinale. Sigurisht, çdo njeri ka nevojë për udhëzues ose disa shembuj në jetë, por mendoj se duhen parë thjesht si shembuj për të marrë disa shënime, jo për të imituar hapat e tyre. Duhet të ecin në hapat e veta!

Sa të rëndësishme janë bashkëpunimet? Cilat biznese reklamohen në rrjetet e tua sociale?

Bashkëpunëtorët janë shumë të rëndësishëm në këtë fushë! Bashkëpunëtorët kryesor janë CEO të platformave që na kanë dhënë mundësinë të punojmë për ta, nga çdo vend i botës dhe duke na dhënë lirinë për të shprehur kreativitetin tonë, në çdo formë që ne duam, pa na vendosur barriera. Prandaj mendoj se këto platforma kanë më shumë punonjës në botë sesa televizionet ose media të tjera.

Përsa u përket bizneseve të tjera, unë e theksoj disa herë që në kanalin tim e gjithashtu në rrjetet e tjera sociale të miat, nuk reklamoj biznese. Mendoj se reklamat u përkasin televizioneve ose mediave të mëdha. Platformat si e imja, që përfaqësohen nga njerëz të thjeshtë, ndajnë eksperiencat e tyre me ndjekësit, në formë këshillash dhe sugjerimesh. Të njëjtën gjë bëj edhe unë. Kompanitë që më kontaktojnë janë të shumta. Deri tani mund të kem pranuar 30% të bashkëpunimeve që më janë ofruar, pasi kam vendosur të pranoj bashkëpunime me kompani që kanë produkte shumë të njohura në treg. Kam pasur kërkesa nga ndjekësit në YouTube a Instagram për t’i provuar. Fillimisht i provoj produktet për 30 ditë (nëse nuk do të krijohet një video për impresionin e parë për ato produkte), më pas vendos nëse do ta ndaj ose jo me ndjekësit. Në disa raste kam refuzuar bashkëpunime pasi nuk më kanë pëlqyer produktet e tyre. Ka pasur video që kam provuar produkte dhe nuk më kanë pëlqyer dhe e kam ndarë këtë mendim me ndjekësit. Unë besoj shumë tek youtube-rsat që shikoj dhe do të doja të transmetoja të njëjtin besim dhe tek ndjekësit e mi. Ndaj, besimi i tyre është më i rëndësishëm për mua sesa një bashkëpunim.

Ti je një influencer. Çfarë ka ndikuar te ty dhe rritja jote?

Preferoj termin: krijuese.

Nëse do të flasim për rritjen time profesionale, kanë ndikuar shumë njerëzit që më rrethojnë. Ky profesion është shumë i vështirë në Shqipëri dhe pse preferoj të mos e përcaktoj në këtë mënyrë. Konsiderohej i pamundur në periudhën kur unë vendosa ta nisja dhe po të mos të ishte për këmbënguljen time, nuk do të isha këtu tani. Kam punuar 2 vite pa asnjë fitim monetar dhe shumë pak motivim sepse njerëzit që shikonin videot, nuk dinin si të komentonin dhe në këtë mënyrë nuk kisha motivimin e duhur nga ata për të vazhduar krijimin e videove. Por, kur shikoj pas, them se ia ka vlejtur këmbëngulja dhe mërzitjet e vogla të momentit, pasi u kam hapur rrugën edhe shumë vajzave që tani dëshirojnë të ndajnë diçka të tyren në YouTube.

Spontaniteti më ka shtyrë ta nis këtë rrugë. Isha e apasionuar pas makeup, shikoja video të youtube-rsave të tjerë të huaj me orë të tëra dhe argëtohesha si të shikoja një film. Vendosa që këtë ide ta sillja në gjuhën shqipe, që vajzat të mos lodheshin duke dëgjuar vetëm për produkte që nuk mund t’i gjejë në Shqipëri, por të shikonin çfarë realisht mund t’u bënte punë. Sigurisht, kur them vajzat, në muajin e parë, u referohesha vetëm mikeshave të mia, të cilat ishin shtysa e parë e imja për ta hapur kanalin. Kështu nuk do të më bezdisnin me pyetjet “Si e ke bërë këtë makeup-in?”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Si është dita e zakonshme e një influencer?

Dita ime, është pak më e komplikuar se ç’duhet. Pak kaotike, siç jam dhe unë.

Fillon me zgjimin herët. U përgjigjem email-eve dhe duke qenë se vazhdoj studimet e mia për arkitekturë, multitasking është zgjidhja e vetme.

Më pas, kthehem për të xhiruar menjëherë videon e rradhës, qoftë video Instagrami apo video YouTube.

Menjeherë në palestër (një mënyrë shumë e mirë për të hequr të gjithë lodhjen).

Vazhdoj me takimet që mund të kem gjatë ditës.

Jam duke krijuar diçka të re, edhe ajo më merr një kohë të konsiderueshme të ditës.

Kthehem për të edituar videon e krijuar dhe më pas vazhdoj me projektet që mund të kem për të dorëzuar atë javë.

Duke qenë se gjatë ditës mund të kem krijuar dhe video të tjera si për shembull vloge nga përditshmëria ime, çdo gjë do të ishte e pa mundur të bëhej nëse nuk do të kisha ndihmën e të dashurit tim, që kryen një rol kryesor ne kanalin tim dhe pse në prapaskenë në të shumtën e rasteve.

P.S.: Ushqimin siç e shikoni, nuk e përmenda fare, sepse zakonisht jam duke ngrënë dhe duke bërë diçka në të njëjtën kohë.

Sa kohë të marrin postimet dhe si lind ideja për krijimin e tyre?

Dua të bëj më të mirën e mundshme dhe më e mira e mundshme për mua asnjëherë nuk vjen. Ndaj çdo gjë ka një proces të gjatë, fillon në mendjen time e më pas në letër, deri në realizim. Mund të më duhet 1 ditë për këtë proces dhe një ditë tjetër për ta realizuar e për ta finalizuar. Idetë më lindin spontanisht, nga momente të caktuara që kaloj, ose dhe nga pyetjet e ndjekësve.

Si një content creator, cilat janë aplikacionet që përdor për postimet aq të kuruara?

Për këto, mund të shikoni videon që do të postoj së shpejti në kanalin tim të ri , sara karajs tips , i cili do të jetë i mbushur me këshilla.

A mund të quhet ky një profesion i kohës dixhitale? Cilat janë vështirësitë që ke hasur? Po benefitet?

Absolutisht që po! Në përgjithësi kam pasur probleme me mendësinë e kompanive në Shqipëri. Mendoj se kompanitë këtu kanë nevojë për një skuadër marketingu shumë më të avancuar se ato që përdorin. Për më shumë research-e e gjithashtu më shumë ide dhe dëshirë për të ngritur kompaninë lart. Shumë prej kompanive në Shqipëri kanë mbetur në epokën e gazetave dhe revistave, nga të cilat brezi ynë vështirë se ndikohet. Sigurisht, nuk përgjithësoj të gjitha kompanitë.

A ke një strategji të caktuar për të arritur më shumë ndjekës?

Sigurisht që kam. Po ndaj me ju një që mendoj se është më e rëndësishmja. Mos u mundoni shumë! Njerëzit duan të shikojnë gjëra spontane, të lirshme, nuk duan sete profesionale. Duan të shikojnë një copëz nga vetja e tyre tek ju. Të paktën kështu ka rezultuar në rrjetet e mia.

Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0