Top 10 intervistat e vitit 2021 të zhvilluara nga BusinessMag - Business Magazine Albania

Top 10 intervistat e vitit 2021 të zhvilluara nga BusinessMag

Top 10 intervistat

Po vjen fundi i vitit dhe BusinessMag si çdo vit analizon artikujt më të lexuar, personazhet që kanë lënë një impakt me historitë e tyre si dhe intervistat që ka realizuar me individë, biznese, startup-e, sipërmarrës të ndryshëm. Historitë e suksesit për shqiptarët kudo ku janë të pafund dhe ne jemi të lumtur që përcjellim këto histori në revistën tonë, të cilët me punë, vullnet dhe dashuri kanë arritur atë që për të tjerët ndoshta duket e pamundur. Modele suksesi dhe motivuese vijnë në këtë artikull të përmbledhur nga BusinessMag Albania.

Shije shqiptare në SHBA. Djemtë e familjes Ndreka, nisin eksportet e Lufrës

https://businessmag.al/shije-shqiptare-ne-shba-djemte-e-familjes-ndreka-nisin-eksportet-e-lufres/

Në telefonat e tyre mbërrijnë foto nga përtej Oqeanit Atlantik. Një produkt “Lufra” i sapo blerë, ose hapësira e boshatisur në raftin e supermarketit në SHBA. Ky është kurorëzimi i një varg arritjesh të familjes Ndreka. Ne kemi parë në treg produkte të reja, si kosi “Tradita” me shijen e hershme të kosit në vend, hirrë apo edhe dhalle me shije kastraveci. Kthimi në kohë përmes shijes është një udhëtim interesant për çdo njëri, rikthehen kujtimet e fiton më shumë siguri, të lidh më fort me tokën tënde.

Gjatë një interviste për ne, Luis Ndreka, tregon se, janë të shumtë faktorët që motivuan ndërmarrjen e këtij hapi për Lufrën. Eksperienca në treg për plot 29 vite, pozicionimi e njohja si lider të cilësisë, konsolidimi i marrëdhënieve me bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme të botës, investimet në kapacitetet prodhuese, operimi në të gjithë Republikën e Shqipërisë, janë disa nga arsyet se pse kompania është sot në fazën e saj të zgjerimit.

Mrizi i Zanave Agroturizëm, mishërimi i ushqimit “slow food” shqiptar

https://businessmag.al/mrizi-i-zanave-agroturizem-misherimi-i-ushqimit-slow-food-shqiptar/

I vendosur në fshatin bujqësor Fishtë, në një cep të qetë të Shqipërisë veriperëndimore, gjendet resorti i bukur “Mrizi i Zanave Agroturizëm”. Ndoshta atraksioni më i njohur i vendit, Mrizi i Zanave është mishërimi i ushqimit të ngadaltë shqiptar. Mrizi është pjesërisht resort, pjesërisht restorant, pjesërisht fermë, pjesërisht kantinë vere dhe pjesërisht fabrikë prodhimi dhe shërben disa nga ushqimet më të shijshme në Ballkan. Me fjalë të tjera, ka një arsye pse Mrizi i Zanave është përvoja më e mirë e agroturizmit në Shqipëri.

Në këtë vendpushim mahnitës, i cili ndodhet në një luginë malore të harlisur midis fushave të frutave dhe perimeve, fermave të thjeshta dhe objekteve moderne të prodhimit, motoja e tyre është “Mendoni globalisht, hani në vend”. Mënyra e përsosur për të përshkruar këtë vend.

Presidenti i CCBS Luca Busi flet për sfidat e pandemisë dhe tendencat e tregut në “Business Date”

https://businessmag.al/presidenti-i-ccbs-luca-busi-flet-per-sfidat-e-pandemise-dhe-tendencat-e-tregut-ne-business-date/

Në “Business Date”, një takim i ri i Businessmag me sipërmarrës dhe CEO të kompanive të ndryshme, vjen presidenti i CCBC në Shqipëri Luca Busi. Ndjekja e hapave të familjes për të zhvilluar sipërmarrjen edhe në Shqipëri. Sfidat e Covid dhe orientimi drejt risive edhe në kushte pandemie.

“Pothuajse tridhjetë vjet më parë ishte një zgjedhje vërtet guximtare sipërmarrëse – nënvizon presidenti i CCBS Luca Busi – investimi në Shqipëri, një vend i provuar nga diktatura, me një ekonomi zero dhe një identitet politik, kulturor dhe social për t’u ri-ndërtuar, ishte një bast i plotë i të panjohurave, një faqe bosh për të shkruar tërësisht. Ishte viti 1994 dhe Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS) po merrte hapat e parë në rrugët e Tiranës, duke u përpjekur të ndërtonte një model biznesi novator, duke u përpjekur të nxirrte logjikën e vjetër dhe sistemet e vjetruara, për t’i sjellë vlerë një vendi unik sa i përket gjeografisë së tij dhe vendndodhjes, për inteligjencën, gjallërinë dhe elasticitetin e burimeve të tij. Me një kërcim kohor që na projekton drejt së tashmes, sot CCBS – e cila prodhon, shishet dhe zhvillon të gjitha produktet e The Coca Cola Company në Shqipëri – është rezultat i asaj zgjedhjeje dhe asaj nisme të diktuar nga dëshira për të ndërtuar një rrugë me qytetarët shqiptarë, transformimin e një prej kompanive më të rëndësishme globale në një biznes familjar nisur nga km 0, gati për të dhënë përgjigjet e duhura për pritjet e konsumatorëve. Një realitet që me 354 punonjësit e tij sot drejton ekonominë, forcon sinergjitë me institucionet, shumëfishon bashkëpunimet me zinxhirin e furnizimit, duke përfaqësuar përsosmërinë në skenën ndërkombëtare. Një kompani që ka zgjeruar portofolin e saj të prodhimit dhe produkteve, duke investuar në marka të tjera dhe duke ndërtuar një ekosistem rreth të cilit gravitojnë shumë NVM vendase. Sot mund të themi se jemi vërtet krenarë që kemi kontribuar në përparimin e vendit.”

Xhevit Hysenaj, ndërton dhe patenton sistemin e distilimit me ngrohje nga mbetjet e bimëve mjekësore

https://businessmag.al/xhevit-hysenaj-nderton-dhe-patenton-sistemin-e-distilimit-me-ngrohje-nga-mbetjet-e-bimeve-mjekesore/

Një prej kompanive më të mëdha të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore në vend, ka arritur të mbyllë plotësisht ciklin e distilimit dhe krijimit të esencave vajore duke përdorur sistem ngrohje me mbetjet e bimëve mjekësore. Xhevit Hysenaj, sipërmarrës i AlbKalustyan tregon për Businessmag zhvillimet e fundit në sipërmarrjen e tij dhe në fushën e bimëve mjekësore.

Ina Veizi, sipëmarrësja që u kthye të menaxhonte bizneset e familjes, pas studimeve jashtë vendit

https://businessmag.al/ina-veizi-sipemarresja-qe-u-kthye-te-menaxhonte-bizneset-e-familjes-pas-studimeve-jashte-vendit/

E ushqyer me frymën e biznesit që kur ishte një nxënëse shkolle, Ina Veizi po aplikon në sipërmarrjen e familjes konceptet ndërkombëtare të tregtisë dhe praktikat më të mira. Ajo e sheh teknologjinë si element të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë me pakicë. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën e zhvilluar me sipërmarrësen e re.

Edona Bilali, ministrja në krah të sipërmarrjes

https://businessmag.al/edona-bilali-ministrja-ne-krah-te-sipermarrjes/

Pasioni dhe puna për mbështetjen e biznesit e kalon atë nga ekspertiza në politikat qeveritare.

Shembulli më i mirë e një karriere ku profesionalizmi dhe pasioni sjellin shpresë edhe për të rinj të tjerë. Edona Bilali, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, vjen nga bota e sipërmarrjes. Kush më mirë se ajo i di çështjet e biznesit, se si punojnë ato për t’u cerfitikuar me standardet më të mira, sa kosto ka për to burokracia, dhe çfarë hapash ndërmarrin për t’u rritur. Ajo tashmë është në krahun tjetër të angazhimit, me mundësinë për t’i mbështetur, nxitur dhe lehtësuar proceset e zhvillimit të biznesit. Si një mike e jona e hershme, Edona na hapi derën sapo kërkuam një intervistë me të.

Brenton Bënja, Geek Room u krijua nga pasioni për teknologjinë

https://businessmag.al/brenton-benja-geek-room-u-krijua-nga-pasioni-per-teknologjine/

Teknologjia po ndikon në jetët tona çdo ditë e më shumë dhe pa e kuptuar ne jemi pjesë e këtij ndryshimi. Sot, për të qenë në hapin e duhur, më shumë se gjithçka na duhet informacioni për zhvillimet e reja që ndodhin dhe që lidhen direkt apo tërthorazi me teknologjinë. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me produkte apo shërbime që shpeshherë nuk i kuptojmë dhe kemi vështirësi t’i përdorim, ne kemi nevojë për dikë që të na orientojë.

Për të luajtur këtë rol kaq të rëndësishëm, janë krijuar influencërat e teknologjisë, të cilët grumbullojnë informacione për produkte, shërbime dhe janë të përditësuar për çdo ndryshim të ri që ndodh në këtë fushë dhe e ndajnë atë me të tjerët, kryesisht në mediat sociale. Në botë emra të njohur si Marques Brownlee kanë korrur sukses me influencën e tyre. Në Shqipëri, Geek Room, i krijuar nga Brenton Bënja, është një hapësirë, e cila përditësohet vazhdimisht me informacion, duke u kthyer në një vlerë për të gjithë dashamirësit e teknologjisë. Ne zhvilluam një intervistë me Brenton për të mësuar më shumë.

Dy të rinj shqiptarë po kthejnë në brand punën dhe emrin e gjyshit të tyre 

https://businessmag.al/dy-te-rinj-shqiptare-po-kthejne-ne-brand-punen-dhe-emrin-e-gjyshit-te-tyre/

Jemi mësuar të shohim në mediat sociale teksa prezantohen produkte të shumta, të mira materiale, por edhe shërbime konsumi. Përgjithësisht janë produkte që i gjeni, si në platformat ndërkombëtare të tregtimit online edhe në median sociale të një individi që bën tregti lokale. E ndërsa lundrojmë në mediat sociale, dora ndalet tek një katalog këpucësh, lëkurë, autentike (duket një stil jo në masë) dhe mbi të gjitha me një emër shqiptar prodhimi dhe me një datë nisje që flet për histori. Diçka e munguar kjo për ekonominë shqiptare, e cila historinë e saj të ekonomisë dhe tregtisë së lirë nuk e ka më shumë se 30 vite. Ndaj si Businessmag vendosim t’u shkruajmë për të mësuar më shumë.

Flasim për familjen Perolli me rrënjë e bazë në Prizren, qytet me tradita e kulturë tregtie. Të rinjtë e kësaj familje kanë në plan të ruajnë me fanatizëm emrin e tyre tek këpuca. Kjo doli në pah nga intervista që zhvilluam me Arbër Perollin.

Dyqani i princit, një model biznesi, i cili nis që në vogëli

https://businessmag.al/dyqani-i-princit-nje-model-biznesi-i-cili-nis-qe-ne-vogeli/

Drejtuesja e kopështit “Princi i Lumtur” ka ndërmarrë një nismë interesante. Projekti “Dyqani i Princit”, synon të mësojë fëmijët me përdorimin e parasë, prodhimin, të ardhurat dhe sipërmarrjen.

Ky projekt ka nisur si një dëshirë e kahershme për të bërë një “mini- panair” nëpër rrugët e qytetit, ku të

shesin produktet e përgatitura nga vetë fëmijët dhe të ishin ata vetë protagonistët që e menaxhonin situatën dhe të shpalosnin aftësitë e tyre në biznes.

More than IT, Denis Zoi, drejtues i kompanisë Techi 

https://businessmag.al/more-than-it-denis-zoi-drejtues-i-kompanise-techi/

Denis Zoi, nuk i ka mbushur 30 vjeç dhe është një sipërmarrës i suksesshëm. Ai ka një sipërmarrje, e cila brenda tri vitesh është rritur me ritme të shpejta dhe po vazhdon të rritet pasi Denisi ka synime dhe ide të qarta se ku dëshiron të shkojë. Formimi i tij në fizikë dhe matematikë është baza e një logjike të fortë që e karakterizon. Duke u bashkuar me pasionin e tij për teknologjinë, kjo sjell rezultate të padiskutueshme.

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Politeknik në Tiranë, ai nis punën në një kompani si ofrues shërbimi interneti në Durrës. Në pak kohë arrin të bëhet drejtor teknik i kompanisë. Në kërkim të më shumë sfidave nisi punë në kapitenerinë detare, ku punoi për një vit. Aty lind dhe fuqizohet ideja e ndërtimit të një biznesi me bazë shërbimet IT.

Në bashkëpunim me ortakun e tij Mario Lika, i cili sot është CTO i kompanisë, në tetor 2017 krijon kompaninë Techi sh.p.k. E nisi si shumë të rinj, me sfida dhe dyshime nëse do ia dalë mbanë, por sot ka arritur të ketë një skuadër profesionistësh dhe një portofol klientësh të kënaqshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0