Shije shqiptare në SHBA. Djemtë e familjes Ndreka, nisin eksportet e Lufrës - Business Magazine Albania

Shije shqiptare në SHBA. Djemtë e familjes Ndreka, nisin eksportet e Lufrës

eksportet e Lufrës

Në telefonat e tyre mbërrijnë foto nga përtej Oqeanit Atlantik. Një produkt “Lufra” i sapo blerë, ose hapësira e boshatisur në raftin e supermarketit në SHBA.

Ky është kurorëzimi i një varg arritjesh të familjes Ndreka. Ne kemi parë në treg produkte të reja, si kosi “Tradita” me shijen e hershme të kosit në vend, hirrë apo edhe dhalle me shije kastraveci. Kthimi në kohë përmes shijes është një udhëtim interesant për çdo njëri, rikthehen kujtimet e fiton më shumë siguri, të lidh më fort me tokën tënde.

Imagjinoni të provojë një shije të tille një shqiptar i Amerikës…

Në këtë pike, tregtia e një produkti nuk është më vetëm një biznes, por një mision. 

Gjatë një interviste për ne, Luis Ndreka, tregon se, janë të shumtë faktorët që motivuan ndërmarrjen e këtij hapi për Lufrën. Eksperienca në treg për plot 29 vite, pozicionimi e njohja si lider të cilësisë, konsolidimi i marrëdhënieve me bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme të botës, investimet në kapacitetet prodhuese, operimi në të gjithë Republiken e Shqipërisë, janë disa nga arsyet se pse kompania është sot në fazën e saj të zgjerimit. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Në një intervistë për Businessmag Luisi tregon se, “për shumë vite me radhë, misioni ynë ka qenë të ngrejmë standardet e prodhimit të produkteve të freskëta të bulmetit në Shqipëri që konsumatorët shqiptarë të ushqehen shëndetshëm. Sot e themi me krenari që misionin tonë e kemi përmbushur, ndaj na lind nevoja të punojmë për një mision të ri, prezantimi me dinjitet i produkteve Made in Albania edhe përtej kufijve. Ne besojmë se shija e produkteve tona mbart traditën shqiptare, për të cilën me bindje themi se vlen t’i prezantohet botës”. 

Rrugëtimi i gjatë i kësaj faze të dytë, në të cilën po futet Lufra, fillon që tek fokusi që i jepet sektorit të blegtorisë e bujqësisë, duke qenë edhe zanafilla e produkteve që prodhohen. Bujqësia në vend, për shkak të klimës së favorshme, ka veçantitë e saj, duke siguruar që produktet të kenë shijen tradicionale shqiptare. 

Por nuk mjafton vetëm prodhimi brenda stabilimenit. Për një zinxhir të suksesshëm prodhimi nevojitet të ketë një strukuturë të suksesshme furnitorësh. Fermat e prodhimit të qumësisht janë në fokusin e kësaj kompanie prej vitesh.

Franc Ndreka, na tregon se, “Ne kemi filluar të kontribuojmë drejtpërdrejt në zhvillimin e këtij sektori, me ofrimin e skemave të ndryshme financiare për zgjerimin e fermave, dhënie huash pa interes, vetëm që të investohet në rritjen e kapaciteteve cilësore dhe sasiore prodhuese, marrëveshja me bankën “Pro Credit” për kredi me interesa të ulëta për fermerët apo edhe krijimi i fondacionit “Blegtoria dhe Bujqësia Shqiptare”, që ka për qëllim ofrimin e asistencës për fermerët si informacion, trajnime dhe pajisje bazë për të përmirësuar higjienën dhe cilësinë e qumështit”. 

Me zgjerimin e kompanisë, rritet kërkesa për lëndë të parë e rrjedhimisht “presioni” mbi blegtorët për të rritur kapacitetet e tyre. Ndaj dhe lajmi se tanimë mund të konsumosh kos “Tradita” apo dhallë Lufra, produkte 100 % shqiptare, nëpër rrugët e Florida-s ,Philadelphia-s ,New York-ut etj, është sukses, jo vetëm për kompaninë, po për të gjithë industrinë e prodhimit ushqimor në vendin tonë.

Pse është SHBA destiacioni i parë për eksportet e Lufrës?!

Duke marrë parasysh numrin e shumtë të shqiptarëve në SHBA ( mbi 60.000), hapësirën në tregun amerikan për këto produkte specifike si dhalla dhe kosi, por edhe kërkesën gjithnjë në rritje të tregut amerikan për produkte të shëndetshme, bëri që Lufra të vendosë që SHBA duhet të shënjonte fillimin e eksporteve të saj. Por, Franci tregon se punojnë për të eksportuar edhe në disa shtete fqinje dhe më larg.

Cili është ndikimi?

“Mund të themi me krenari se suksesi në shitje ka kaluar dhe pritshmëritë tona. Çdo ditë marrim nga klientë e bashkëpunëtorë foto raftesh bosh në një kohë shumë të shkurtër pasi produktet arrijnë në markete. Veçmas krenarisë që vërehet tek përshtypjet e klientëve shqiptarë, vërejmë se shija e produkteve tona është e dëshirueshme edhe nga konsumatori amerikan, për të cilin është shije e re dhe e pa provuar me parë”, tregojnë djemtë Ndreka.

Në të ardhmen, në planet e afërta të kompanisë, objektivi është të rritet gama e kompanive që eksportohen. Madje nëse do të ketë treg mjaftueshëm, Lufra do të krijojë një kompani bijë në SHBA.

Artikulli u publikua më parë në faqen 21 të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0