Ina Veizi, sipëmarrësja që u kthye të menaxhonte bizneset e familjes, pas studimeve jashtë vendit - Business Magazine Albania

Ina Veizi, sipëmarrësja që u kthye të menaxhonte bizneset e familjes, pas studimeve jashtë vendit

E ushqyer me frymën e biznesit që kur ishte një nxënëse shkolle, Ina Veizi po aplikon në sipërmarrjen e familjes konceptet ndërkombëtare të tregtisë dhe praktikat më të mira. Ajo e sheh teknologjinë si element të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë me pakicë. Për më shumë ju ftojmë të lexoni intervistën e zhvilluar me sipërmarrësen e re.

Ju keni studiuar jashtë vendit, por ndërkohë më thatë që keni punuar që 15 vjeçe në biznesin e prindërve. Lidhja e hershme me punën ju riktheu sërish në Shqipëri, në familje?

Lidhja me biznesin në familjen time nis herët. Si një ndër familjet më të vjetra të qytetit të Kavajës, ndër vite kemi spikatur si tregtarë të zotë, duke fituar respektin e qytetarisë kavajase. Nisur nga kjo traditë, njëri nga pasuesit, i cili ishte babai im, pas ndryshimit të sistemit emigroi në Itali. Atje pa nga afër mënyrën e tregtimit të produkteve ushqimore. Me këto ide innovative, mendoi të investonte në Shqipëri. Në vitin 1993, prindërit hapën një minimarket, ku tregtonin kryesisht produkte italiane. Falë punës së palodhur dhe brenda koncepteve, me bazë: cilësi, çmim dhe konkurrencë e ndershme, financat erdhën duke u rritur. Na u krijua mundësia e hapjes së një minimarketi tjetër.

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 27 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Rritja e kërkesës së konsumatorëve për produkte ushqimore dhe kozmetike që tregtonin këto markete nxiti krijimin e një pike shumice, ku furnizoheshin lokalet dhe minimarketet e tjera në qytet dhe në të gjithë zonën e bregdetit në Kavajë dhe Durrës.

Cilat janë sipërmarrjet tuaja dhe çfarë synoni të zhvilloni më tej. Cili do të jetë ndikimi juaj në zhvillimin e tyre?

Sot biznesi ka marrë një dimension tjetër. Janë 5 supermarkete dhe një magazinë distribucioni “Veizi Cash&Carry Distribution”. Kjo e fundit bën shpërndarje në pothuajse të gjithë Shqipërinë në gamën e produkteve ushqimore dhe aksesorë të ndryshëm si, enë kuzhine.

Punojmë me firmat më të mira italiane. 50% e produkteve importohen nga jashtë dhe pjesa tjetër janë produkte vendase. Ofrojmë cilësi, çmim, fleksibilitet, garanci dhe shpejtësi.

Kontributi im në punë ka nisur që në fëmijëri. Jam rritur me dëshirën dhe pasionin për punën. Përkushtimi ndaj biznesit vinte krahas studimeve në kohën e lirë dhe gjatë pushimeve verore.

Kam jetuar për disa vite në Londër, ku studiova u specializova në Commercial Law, Human Rights. Kam marrë pjesë në trajnime të ndryshme biznesi brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Europë.

U ktheva në Shqipëri për t’i dhënë një impuls të ri biznesit me ide dhe inovacion.

Aktualisht jam Manager Director në kompani dhe merrem kryesisht me menaxhimin e supermarketeve si dhe me marketing.

Mendoj se çdo ditë e më shumë po shkojmë drejt zhvillimit të teknologjisë. Objektivat e mia janë digjitalizimi i kompanisë, perfeksionimi operacional, produkte të reja dhe gjithmonë e më shumë të sigurojmë një cilësi më të mirë të produkteve, zhvillimi i standardit të administratës, të fuqizojë elementet kyçe në biznes, siç janë klientët dhe furnizuesit tanë. Duke siguruar këto, mund të rrisim më tej biznesin si dhe të zgjerojmë rrjetin e supermarketeve.

Ju thatë që po zhvilloni edhe një aplikacion, mund të na flisni më shumë për këtë?

Mendoj se bota po shkon drejt globalizimit dhe targeti im është që kompania të shtrihet përtej Shqipërisë, në vendet fqinje në Ballkan dhe më gjerë.

Paralelisht jam duke punuar edhe për një aplikacion online web https://veizi.al që do të lançohet së shpejti.

Jam shumë optimiste pasi është një aplikacion i ri, i cili u bën të mundur të gjitha bizneseve, supermarketeve, bareve, restoranteve, hoteleve, apo edhe konsumatorëve të thjeshtë të kenë mundësinë të blejnë online. Produktet janë 100% të kontrolluara. Dërgesat në çdo biznes do të bëhen brenda ditës.

Lexo: Studimi i ri thotë se pirja e tepërt e kafes mund të çojë në këtë efekt anësor serioz

“Time is money”- Koha është para në biznes. Duke përdorur këtë aplikacion, mendoj se bizneset do të kursejnë shumë kohë, dërgesat do të bëhen nga kompania direkt në destinacionin ku është porositur. 

Cilat janë sfidat e tregut aktualisht, me të cilat po përballeni?

Sfidat gjatë viteve kanë qenë të ndryshme, por kemi bërë zgjedhjet e duhura t’i rezistojmë tregut edhe në momente të vështira. Kemi kaluar gati dy vite të vështira, me tërmetin dhe pandeminë ende të pranishme. Sfida aktuale e tregut është mungesa e fuqisë punëtore. Rekrutimi i talenteve të duhura është një problem thelbësor. Njerëzit kanë një rëndësi të veçantë dhe rol kyç në kompaninë tonë. Ne punojmë të gjithë si skuadër për të arritur një performancë maksimale. I ftoj të gjithë të rinjtë, e interesuar që kanë ide biznesi apo duan të punësohen se do të gjejnë mbështetje tek ne.

A keni plane të tjera investimesh në këtë fushë apo edhe në fusha të tjera?

Kam projekte të ndryshme dhe në fusha të tjera, të cilat jam duke i studiuar dhe mendoj se do t’i vë në zbatim në nië të ardhme të afërt. Dua ta mbyll me nje moto, e cila më shoqëron: Dream big, start small, but most important thing is to start and never give up!

Artikulli u publikua më parë në faqen 39 të numrit 27 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0