Tim Cook qorton Zuckerberg mbi modelin e biznesit të Facebook - Business Magazine Albania

Tim Cook qorton Zuckerberg mbi modelin e biznesit të Facebook


Kreu ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të Mërkurën qortoi ashpër Mark Zuckerberg dhe modelin e biznesit të Facebook, duke thënë se profilet e detajuara të individëve të përpiluara nga platformat e internetit nuk duhet të ekzistojnë.

“Ne mund të bëjmë para nëse monetarizojmë klientët tanë, sikur klientët tanë të ishin produkti ynë,”  tha Cook në një intervistë me Recode dhe MSNBC që do të transmetohen më 6 Prill. “Ne kemi zgjedhur të mos e bëjmë këtë … Nuk do të ngatërrohemi me jetën e tyre personale. Privatësia për ne është një e drejtë e njeriut, një liri civile. Mendoj se kjo situatë është kaq e tmerrshme dhe është bërë kaq e madhe saqë ndoshta është e nevojshme një rregullator i hartuar mirë.”

Lexoni: Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë

Facebook ka marrë një sërë kritikash pas raportimit të “The Observer” se të dhënat personale të 50 milionë përdoruesve amerikanë janë përdorur nga kompania zgjedhore Cambridge Analytica.

Por Cook ka dhënë alarmin për mbledhjen masive të të dhënave nga Facebook dhe Google për vite me radhë. Ekzekutivi ka theksuar gjatë për dallimin midis modelit të biznesit të Apple – shitjes së produkteve për klientët për një fitim – dhe atë të platformave të internetit që “po gëlltisin gjithçka që mund të mësojnë për ju duke u përpjekur të fitojnë para,” siç tha ai në vitin 2015.

Ky model biznesi ka qenë jashtëzakonisht fitimprurës për Facebook dhe Google, por kompanitë po përballen tani me dhënie llogarie për konsumatorët që zgjohen dhe shohin informacionin që mblidhet prej tyre, të shqetësuar se kush mund ta përdorë atë dhe si.

Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

Cook nuk është i vetmi CEO i Silicon Valley që vë në pah problemet e Facebook. Të premten, Elon Musk fshiu faqet e Facebook për dy kompanitë e tij, Tesla dhe SpaceX.

Cook, nuk kishte asnjë sugjerim se si Zuckerberg duhet të trajtojë pasojat nga skandali i privatësisë. I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte Zuckerberg, Cook i ktheu: “Nuk do të isha kurrë në këtë situatë.”

burimi: finance.yahoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0