Të shqetësuar se nuk do të gjeni pasionin tuaj? Ja pse kjo nuk përbën problem! - Business Magazine Albania

Të shqetësuar se nuk do të gjeni pasionin tuaj? Ja pse kjo nuk përbën problem!


Siç rezulton, ju me siguri nuk do të goditeni nga shigjeta e Kupidit për “dashuri me shikim të parë”, qoftë në jetën tuaj romantike, apo në punën tuaj.

Në fakt, ka prova të forta se shumica e njerëzve kurrë nuk do të gjejnë pasionin e tyre të madh në jetë. Shumica prej nesh do të kenë një karrierë të mirë dhe të kënaqshme, por siç rezulton nga studimi i Stanford, ju nuk mund të jeni gjithmonë të apasionuar për atë që bëni për të jetuar dhe kjo nuk është aspak një gjë e keqe.

Studiuesit vunë në dukje diçka që tashmë duket e qartë: ndërsa jeni duke pritur për ndonjë talent ose interes që t’ju shfaqet papritur, ju humbni shumë shanse për të zhvilluar aftësitë tuaja, për të arritur në zona të reja, për të mësuar nga njerëzit e tjerë dhe për të ndërtuar aftësitë tuaja drejtuese.

Lexoni: Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas “handmade”

Profesor Dweck i cili kreu studimin e Stanford tha: “Studentët e mi, në fillim, janë të gjithë shumë të etur për idenë e gjetjes së pasionit të tyre, por me kalimin e kohës ata marrin shumë më tepër emocion në zhvillimin e pasionit të tyre dhe duke parë përmes tij”. Me fjalë të tjera, studentët e tij u kuptojnë se e ardhmja e tyre do të formohet nga pasionet e tyre dhe kështu duhet të japin kontributet e tyre.

Identifikoni se me çfarë mund të dashuroheni

Bryon Stephen është një shembull i mirë i kësaj. Ai nuk është nga ata djem që jeton vetëm për të luajtur në violinë apo për të punuar me skulpturën apo për të programuar. Ai është, në të vërtetë, një djalë që nisi me një punë të thjeshtë duke larë pjatat dhe u rrit në radhët e ekzekutivit, duke u bërë president i një prej kompanive të picave me zhvillimin më të shpejtë të Amerikës.

Babai i tij i tha diçka që e drejtoi në shkollën e mesme: “Dil atje dhe bëhu pjatalarësi më i mirë që ata kanë parë ndonjëherë dhe shiko ku të çon kjo”.

E dini se çfarë bëri Bryon? Ai nuk mund të përballonte të kërkonte “pasionin” e tij, kështu shkoi dhe u përball me atë lavamanin plot me pjata. Ai e dëgjoi babanë e tij. E la veten të dashurohej me punën që po bënte, sado e përulur dhe e thjeshtë ishte ajo.

Bryon ndërtoi një marrëdhënie të dashur me katër gjëra thjesht nga dëshira e plotë: “Dashuria për restorantin, dashuria për franchising, dashuria për udhëheqje, dashuria për të mësuar”. Ai e transmetoi atë te njerëzit përreth tij; ata e panë atë dhe ambienti rreth e përqark tij lulëzoi. Natyrisht, dashuria ishte një armë e fuqishme për Bryon dhe suksesi i tij flet vetë: ai vazhdoi të ketë një karrierë në botën e franchising në Yum dhe më pas u bë president i Marco’s Pizza. Ai madje u shfaq në një episod të Undercover Boss. Jo keq për një pjatalarës, apo jo?

Lexoni: Ardian Radovicka, inxhinieri shqiptar në Kanada dhe pasioni i tij për pikturën

Shikoni për mundësitë rreth jush

E vërteta është se jeta është komplekse, ka kthesa dhe jo gjithmonë ju çon aty ku mendoni se doni të shkoni. Studimi përfundon se njerëzit që janë elastikë, që kanë pritshmëri të arsyeshme dhe i krijojnë gjërat me dashuri dhe përkujdesje e kthejnë çdo sfidë në një mundësi për t’u rritur. Këta persona kanë një jetë të lumtur dhe të suksesshme.

Sa njerëz janë duke u përballur me punë të thjeshta, duke u ankuar për to, sepse dëshirojnë të gjejnë ndonjë “pasion” për t’i larguar që aty. Ndërkohë, ata po e humbasin mundësinë për të dhuruar dashuri dhe kënaqësi aty ku ndodhen duke mos e lënë atë t’i çojë në një vend më të mirë. Mos jini një prej tyre.

Pra, mbase nuk është dashuri me shikim të parë, ju dhe puna juaj. Por, a mund të jeni pjatalarësja / asistentja / praktikantja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, pavarësisht kësaj? Po, mundeni, duke u angazhuar për t’u zhvilluar. Kjo, rezulton të jetë ajo që do t’ju çojë atje ku mendoni të jeni gjatë gjithë kohës. Mos pyesni “Kupidin tuaj”, pyesni ndonjë Bryon Stephens të vendit tuaj!

Lexoni: Fituesi i Rally Albania, Rentian Sina i apasionuar pas garave të çmendura me makina

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0