Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas "handmade"
Përditësuar së fundmi: 13/04/2019

Endi dhe Babeta, vëlla e motër të apasionuar pas “handmade”

Share
nga Ornela Trupja
Pri 13, 2019

Pasioni për punët me dorë, i  ka shtyrë që krahas profesionit të tyre të krijojnë edhe një sipërmarrje të re. Quhen Babeta dhe Endi Rexhepi. Prej disa muajsh kanë krijuar sipërmarrjen e tyre në kryeqytet të punimeve me dorë të quajtur Eb_Handmad7. Ai është një dyqan online, i cili është i përqëndruar tek punimet me dorë, pikturat portretet dhe qëndisja. Me menaximin e të gjitha procedurave të këtij biznesi merren vetë Babeta dhe Endi. Endi është student i arkiteturës në degën e Interior Design. Me një pasion të madh për pikturën dhe artin, motër e vëlla vendosën që talentin ta shpalosin në punime reale dhe të shërbenin si biznes. Fillimisht krijuan një logo për biznsin e tyre dhe më pas procedurat vijuan radhazi, duke u bërë edhe publikimi i tyre në një faqe të thjeshtë instagrami.

Ajo ç’ka i bëri të besojnë se mund të ngrenë një biznes të suksesshëm ishte fakti që Endi pas një eksperience disa vjeçare në Turqi për disa trajnime, mori njohuritë e duhura për të krijuar këtë sipërmarrje.
Ndonëse ka disa muaj që është hapur si biznes, përshtypjet e klienteëve kanë qenë pozitive. Që në javën e parë krijuan klientët e parë. Fakt pozitiv ky për një sipërmarrës të ri. Të kontaktuar nga BusinessMag.al Babeta dhe Endi shprehen të kënaqur për arritjet edhe pse kjo në një kohë shumë të shkurtër.

Lexo:  Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami

Produktet më të kërkuara janë shënjuesit e librave, portretet, çertifikatat e lindjeve, si dhe dedikimet e bëra sipas teknikës së djegies së letrës.
Për BusinessMag. al ato shprehen se synojnë që përmes dhuratave të tyre, klientët të ndihen të veçantë. Përpjekjet për risi bëjnë që çdo dhuratë të jetë me detaje specifike.

Në biznesin e handmade, Babeta dhe Endi kanë ardhur me një risi. Kjo risi përkon me sjelljen në Shqipëri dhe përdorimin e stilit të Ebrus që është një stil vizatimi që daton që me Perandorinë Osmane.
“Ne kemi një vision dhe ai është të krijojmë dhurata unike. Këtë e ndërthurim me dëshirat dhe pasionet e klientëve tanë në punime e në letër”- shprehen ata.