Fituesi e Rally Albania, Rentian Sina i apasionuar pas garave të çmendura me makina

Fituesi i Rally Albania, Rentian Sina i apasionuar pas garave të çmendura me makina


Kur pasioni dhe dëshira ndërthuren së bashku edhe e pamundura bëhet e mundur. Këtë e vërteton më së miri Rentian Sina, djali nga Tirana i apasionuar pas garave të çmendura me makina. Prej 15 vitesh është pjesë e garave të zhvilluara nga Really Albania. Në këto 15 vite Rentiani ka korrur 13 fitore.

Për BusinessMag.al ai rrëfen se si lindi pasioni i pashterueshëm për këtë lloj sporti, që  mbart edhe rrezik. Fakti që familja e tij zotëron një biznes me makina të tonazhit të rëndë, e ka nxitur të eksplorojë më shumë, e të kuptojë rreth këtyre pajisjeve. Ai rrëfen se kur mori pjesë në garën e parë ishte më i vogli në moshë, por kjo nuk e pengoi të rrëmbente fitoren, e shoqëruar edhe nga 12 të tjera radhazi. Ka marrë pjesë në gara të tilla në Gjermani, Poloni, Maqedoni dhe Rumani dhe është vlerësuar më çmimin e parë. Rentiani tregon se pjesëmarrja në shtetet e tjera është më e lartë dhe  konkurenca është më e fortë, por relievi ku zhvillohet gara është më i butë se ai në Shqipëri.

“E kam kuptuar që në fillim që ky lloj sporti do përkushtim dhe mbi të gjitha ka një rezikshmëri të lartë, por unë jam ndikuar nga pasioni. Kemi arritur në atë pikë ku nuk ndikohemi më nga rreziku”, thotë ai.

Si lindi Really Albania?

“Fillimisht ishin fundjava me fuoristrada me shokët nëpër male, – thotë ai,- rreth viteve 2000”. Në 2005 së bashku me shokët krijuan Really Albania. Ai shprehet se filimisht nuk pati ndonjë impakt të madh, por me ardhjen e ndërkombëtarëve në vendin tonë, ky sport u fuqizua. “Terreni i Shqipërisë e fuqizon akoma më shumë këtë sport”,- shprehet Rentiani. Konkurrenca në Really Albania në tre vitet e fundit ka qenë në kulmin e saj. Prej disa vitesh ata janë mbështetur edhe nga Remax Lubrificant.

Really Albania

Tashmë prej 10 vitesh ata kanë krijuar edhe Shatzi Team, ku Rentini ka një rol kyc në të. Madje kohët e fundit ka menduar edhe largimin nga garat për të bërë rolin e instruktorit për më të rinjtë, të cilët kanë nevojë shumë për ndihmën e Rentianit.

Pavrësisht se ka 13 fitore akoma kërkon më shumë nga vetja.  Nga ky sport vlerësohesh me pasion dhe adrenalinë, nuk merr një vlerë monetare, aty gjithçka bëhet me pasion. Kur pyetet se cilën nga fitoret e cilëson si më të veçantën ai shprehet se nuk mund të cilësojë vetëm një si të veçantë. Për të fituar i është dashur shumë punë e përkushtim. Mbi të gjitha për të është me rëndësi faki që lodhja e tij, është shpërblyer me fitore. Udhëtimet nga veriu në jug nuk janë shpërblyer vetëm me fitore, por edhe e njohjen e bukurive të Shqipërisë.

“Gjatë gjithë rrugëtimit tim kam hasur shumë kundërshtarë. Fakti që kam dalë fitues i shtyn ata të mendojnë që dikush po më akoron mua çmimet e para pa e merituar, por e verteta qëndron krejt ndryshe. Unë punoj fort, përdor strategjitë e mia dhe i’a kam dalë të arrij lart edhe pse çdo ditë synoj sa më shumë nga vetja ime”, – e mbyll rrëfimin e tij Rentian Sina.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0