"Të mbrojmë Pyjet e Amazonës" Dronët dhurojnë spektakël në qiellin e Nju Jorkut - Business Magazine Albania

“Të mbrojmë Pyjet e Amazonës” Dronët dhurojnë spektakël në qiellin e Nju Jorkut

Ngjarja ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës

Spektakël me dronë në qytetin e Nju Jorkut. Njëmijë drone ndriçuan qiellin e qytetit amerikan gjatë orëve të vona të natës. Në video, shihen dronët që formojnë imazhe të kafshëve të egra si jaguar dhe zogj, ndërsa shoqërohen edhe me mbishkrime të ndryshme. Mes formave të shumëllojshme, bie në sy edhe kjo hartë e pyjeve të Amazonës.

Shfaqja, e cila u organizua nga organizata jofitimprurëse me bazë në SHBA – Avaaz, ka si qëllim të ndërgjegjësojë më shumë liderët politikë për mbrojtjen e mushkrive të botës.

Ngjarja vjen disa ditë përpara se liderët botërorë të nisen në qytetin e Nju Jorkut për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
lexo: Forcat e pavetëdijshme që kontrollojnë veprimet tona

Në mesin e pjesmarrësve në OKB do të jetë edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili e bëri prioritet të administratës së tij rritjen e masave për mbrojtjen e pyjeve të  Amazonë. venturebeat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0