Të dhënat nga INSTAT për tregtinë e jashtme të mallrave - Business Magazine Albania

Të dhënat nga INSTAT për tregtinë e jashtme të mallrave


Sipas të dhënave të muajit Gusht 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 16 miliardë lekë, duke u rritur me 6,8 % në krahasim me Gusht 2015 dhe duke u ulur me 27,1 % në krahasim me Korrik 2016. Importet e mallrave në muajin Korrik 2016 arritën vlerën 46 miliardë lekë, duke u rritur me 14,3 % në krahasim me Gusht 2015 dhe duke u ulur me 8,4 % në krahasim me Korrik 2016. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 miliardë lekë, duke u rritur me 19,0 % krahasuar me Gusht 2015 dhe me 6,9 % në krahasim me Korrik 2016.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Rritja vjetore e eksporteve prej 6,8 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,3 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -3,3 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0,1 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Rritja vjetore e importeve prej 14,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +10,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +2,6 pikë përqindje”, “Ushqim, pije, duhan” me +1,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,4 pikë përqindje.

Në muajin Gusht 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Gusht 2015 janë: Spanja me 4,4 %, Greqia me 34,5 % dhe Maqedonia me 6,1 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 10,9 %, Kosova me 9,0 % dhe Gjermania me 11,6 %.

Në muajin Gusht 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Gusht 2015 janë: Italia me 5,6 %, Turqia me 14,5 % dhe Greqia me 12,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Serbia me 3,9 %, Rusia me 12,6 % dhe Polonia me 6,4 %.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 62,6 % të gjithë tregtisë. Në Gusht 2016, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (28,6 %), Greqia (7,4 %), Kina (7,1 %) dhe Turqia (6,7 %).

Burimi: instat.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0