Startup Grind Global 2019: Disa mësime nga konferenca globale në San Francisco - Business Magazine Albania

Startup Grind Global 2019: Disa mësime nga konferenca globale në San Francisco


Një ambient ndryshe nga çdo gjë tjetër, ku startup-et, partnerët, investitorët, liderat e së ardhmes dhe drejtuesit nga e gjithë bota bëhen bashkë për 2 ditë për të folur rreth edukimit, lidhjeve dhe frymëzimit.

Në 6 skena me përmbajtje edukative të një niveli të lartë nga folësit më të spikatur botëror, 8 000+ sipërmarrës dhe inovatorë u mblodhën në Redwood City, San Francisco, për të krijuar marrëdhënie dhe mundësi për partneritet. 300+ startupe të përzgjedhur nga gjithë bota kishin mundësinë të promovoheshin, të zgjeronin njohjet dhe të kërkonin fonde nga 200+ investitorë dhe 8,000 klientë potencialë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Si drejtues i Startup Grind Tirana prej vitit 2016, kisha mundësinë ta ndjek këtë event dhe të shihja në skenë intervista dhe fjalime nga personazhe për të cilët ke lexuar vetëm nëpër libra biznesi, blogje online apo i ke ndjekur nëpërmjet YouTube. Nuk është pak të jesh kaq pranë dhe të takosh themelues të LinkedIn, CMO të Google apo të Airbnb, autor librash teoritë e të cilëve dhe të shkëmbesh biseda për disa minuta në një vend ku disa minuta mund të jenë të vlefshme miliona dollarë.

Çdo minutë ka vlerë të jashtëzakonshme pasi mund të të ndryshojë jetën në Silicon Valley – toka e premtuar e inovacionit, startup-eve dhe investitorëve – ku janë operative kompanitë më të vlerësuara në botë si Facebook, Google, Stripe, Airbnb, Uber dhe unikorn të tjerë. Këtë e dinë shumë mirë qindra apo mijëra startupe në këtë vend, të cilët nuk lënë mangët asnjë rast pa të treguar “pitch-in” e tyre përballë gjithkujt që takojnë. Çdo minutë përbën një leksion pasi sillet nga përvoja suksesi reale, nga njerëz që drejtojnë kompani multimiliardere. Dhe nëse mendon se sa shumë orë duhet te shpenzoje apo sa libra biznesi do të duhej të lexoje për të përftuar këto njohuri fillon të kuptosh vlerën dhe rëndësinë e kohës në një konferencë të tillë. Kjo është fuqia e komuniteteve të tilla si Startup Grind, të cilat sjellin bashkë njerëzit nga anekënd botës për të ndarë me ta orë të tëra edukimi dhe shkëmbimi ekspertizash nga sektorë të ndryshëm që po ndryshojnë mënyrën se si njerëzimi do të funksionojë.

Startup Grind 2019 mirëpriti në skenë këtë vit më shumë se 130 folës prej kompanive më të mëdha globale: Google, YC (Y Combinator), Stripe, LinkedIn, Airbnb, Bloomberg, ClassPass, Entrepreneur.com, Qualtrix, OpenAI, Airtable etj.

Të zgjedhësh disa mësime është mjaft e vështirë kur ajo që ke marrë nga prezantimet që ke ndjekur është shumë herë më e madhe megjithatë përveç entuziazmit tim po ndaj në këtë artikull me ju 11 prej tyre që janë jashtëzakonisht të dobishme për të gjithë themelu-esit, që kanë përvojë ose jo në botën e startup-ve.

“Një nga gabimet më të mëdha që shoh në reklamimin e një startup-i është se ata mbingarkojnë mesazhin e tyre me karakteristika të shumta. Kompanitë duhet të thjeshtojnë gjuhën e tyre dhe të udhëheqin me një ide të vetme.” – Lorraine Twohill, CMO, Google

Lorraine Twohill në intervistën e saj, tip Fireside Chat, dha shumë mesazhe dhe këshilla dhe pikërisht kjo ishte një nga këshillat e saj. Fillimisht, startup-et priren të përqëndrohen shumë për tu diferencuar duke dhënë shumë karakteristika. Përkundrazi, përqen-drohuni se kush është klienti juaj i synuar dhe çfarë problemi po përpiqeni të zgjidhni për ta. Mënyra se si ju reklamoni startup-in tuaj bën që të hidhni hapa të sigurtë në të ardhmen

“Përdoruesit e parë janë çelësi i suksesit tuaj: ata mund të ndajnë me ju se çfarë po funksionon me produktin tuaj dhe çfarë nuk po funksionon.” – Joe Gebbia, Bashkëthemelues + CPO, Airbnb

Është e vërtetë. Duke u siguruar që të bëni pyetjet e duhura dhe të kërkoni feedback gjithëpërfshirës nga përdoruesit tuaj të parë do të sjellë ndryshimin midis suksesit dhe katastrofës së mundshme më vonë. Kjo ju kursen kohë dhe mund për vazhdimin e punës tuaj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

“Mbajtja e femrave + grupet e nënpër-faqësuara nuk është një domosdosh-mëri morale; është një domosdosh-mëri biznesi për të pasur talentin më të mirë.” -Dr. Jacqueline Copeland-Carson, COO, AnitaB.org

Një nga temat më të shpeshta që dëgjuam në skenën e Startup Grind ishte rëndësia e diversitetit. Dr Jacqueline Copeland-Carson e bëri prezantimin duke theksuar që ekipi juaj të pasqyrojë botën në të cilën jetojmë. Për biznesin kjo ka kuptim për arsye se mund të humbni talente nëse ju nuk e bëni këtë. Për të qenë konkurrues në botën e sotme, duhet të keni diversitet mendimi dhe kjo vjen vetëm me përvoja të ndryshme të jetës.

“Pitch-i para investitorit tuaj dhe pitch-i para klientit tuaj janë dy gjëra shumë të ndryshme.” – Michael Seibel, CEO + Partner, Y Combinator

Kur bëni pitch para investitorëve, përqendrohuni në prezantimin e kompanisë suaj, në vend të produktit tuaj. Suksesi i mundshëm i një produkti është vetëm një faktor. Investitorët duan të shohin vizionin tuaj dhe planin se si doni të rrisni kompaninë tuaj.

“Është e rëndësishme të mbani mend se për të marrë milionin e parë në financim, duhet të jeni të përgatitur për të dëgjuar dhjetëra ‘Jo’ nga shumë njerëz.” – Arlan Hamilton, Themeluese + Partnere Menaxhuese, Backstage Capital.

Arlan foli për disa tema (duke përfshirë edhe faktin se si ajo mori pjesë në konferencat e mëparshme të Startup Grind Global dhe kaloi nga një vend në ballkon në rreshtin e parë në vetëm tre vjet!), por historia e saj frymëzuese goditi audiencën. Një nga mësimet e fundit të Arlan ishte se ju do të dëgjoni shumë ‘jo’ para se të merrni Po-në tuaj të madhe. Jini të uritur, jo të etur. Themelues, mbani kokën lart dhe ecni përpara.

“Është më mirë të fokusohemi në ndërtimin e një produkti të mirë sesa në publicitet.” – Ryan Smith, bashkë-themelues + CEO, Qualtrics

Kjo duhet të dihet tashmë nga të gjithë, por ne do ta përsërisim atë për ata që janë mbrapa: Fokusohuni në ndërtimin e një produkti të mirë! Duhet ta kuptoni që marketingu nuk do të shpëtojë produktin tuaj nëse është gabim ose nuk është aq i mirë sa ai që tashmë është në dispozicion në treg. Nëse ndërtoni diçka të madhe, shtypi do të vijë vetë.

“Gjetja e investitorëve është si gjetja e një partneri për martesë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të intervistoni investitorët aq sa ata ju intervistojnë juve!” – Mandela Schumacher-Hodge Dixon, CEO, Founder Gym

Çdo investitor që ju sillni duhet të përafrojë me qëllimet tuaja që të rriteni si themelues – ashtu si një martesë. Mandela përmendi gjithashtu një këshillë tjetër në fjalimin e saj. Ajo tha se ka “dy gjëra që ju kurrë nuk mund të merrni mbrapsht – kohën dhe kapitalin”.

“Punësoni ngadalë, pushoni më shpejt. Në të vërtetë, të gjithë e thonë këtë, por do të doja ta kisha dëgjuar.” – Daniel Gross, Themelues, Pioneer

Nga skena, Daniel Gross shpjegoi se si të shkohet nga asgjëja në financimin e Serisë A. Në krye të listës kemi “të paturit e një ekipi të fortë” kur po ndërtoni një startup. Të paturit e një ekipi të fortë që nga fillimi do të përcaktojë suksesin tuaj. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të dini se kur të hiqni nga puna persona që nuk vlerësojnë punën.

“Startup-e duhet të përcjellin vlerën para se të luftojnë për rritjen. Ju duhet të përpiqeni të provoni se duhet të ekzistoni dhe të përvetësoni me shpejtësi sekretet e fituara.” – Ann Miura-Ko, partnere bashkë-themeluese, FloodGate.

Si startup, ju jeni ende duke u përpjekur të provoni se pse jeni të denjë për kohën dhe paratë e një investitori dhe kohën e konsumatorit. Para se të rriteni shpejt, grumbulloni sa më shumë njohuri që mundeni në lidhje me tregun tuaj dhe bazën e përdoruesit të synuar dhe pastaj mund t’u shkoni atyre me propozimin tuaj.

“Mos ndërtoni një kompani me qëllim shitjen e saj. Ndërtoni një bazë solide dhe një kompani të fortë.” – Jayni Shah, Drejtor

Qëllimi për ta shitur kompaninë tuaj është i madh, por nuk është gjithçka. Ndërtoni kompaninë tuaj me shpresën se do të keni një themel të fortë dhe produktin ose shërbimin më të mirë të mundshëm. POR – nëse kjo nuk ndodh, Matt Rissell, Themeluesi + CEO i TSheets na kujton, “Ju duhet të vazhdoni të drejtoni kompaninë tuaj, ju duhet të vazhdoni të jeni një lider.”

“Në çdo gjë që bëni kini parasysh se Madhësia e tregut ku mund të operoni është 3 Miliardë njerëz, kaq sa është shtrirja e internetit në botë…deri tani” – John Collison, Co-Founder dhe CEO i Stripe.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Rreth Startup Grind

Startup Grind (Startupgrind.com) është komuniteti i sipërmarrësve me rritje më të lartë në botë dhe ka për qëllimin edukimin, frymëzimin dhe lidhjen e sipërmarrësve në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Aktualisht Startup Grind është prezent në 500+ qytete, 125+ shtete dhe mbështetet globalisht nga Google for Startups.

Startup Grind u krijua nga Dereck Andersen në Sillicon Valley, USA me qëllim krijimin e një komuniteti për startups dhe teknologjinë dhe ndërlid-hjen e komuniteteve, sipërmarrësve në këto fusha.

Startup Grind Tirana është aktiviteti i parë për rrjetëzim (netëorking) në Shqipëri dhe komunitet që edukon, frymëzon dhe vë në kontakt të drejtëpërdrejtë sipërmarrësit e rinj që kanë krijuar startup-et e tyre apo njerëz me ide biznesi me biznesmenë të konsoliduar në fushën e biznesit në Shqipëri dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Aktiviteti i nisur në Shtator të vitit 2014 është i përmuajshëm dhe i fokusuar kryesisht në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, por jo vetëm. Gjatë aktivitetit ftohet një biznesmen i suksesshëm shqiptar i cili ndan me audiencën eksperiencën e tij/saj në fushën e biznesit dhe vështirësitë, si dhe jep këshilla për sipërmarrësit e rinj. Deri më tani kanë qenë mbi 36 sipërmarrës të suksesshëm, vendas dhe të huaj të cilët kanë ndarë me audiencën pëvojën e tyre në drejtimin e një sipërmarrje.

Artikulli u publikua më parë në faqen 56 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0