Megjithatë, ndoshta do të duhet pak kohë derisa të gjenden në jetën e përditshme. Nëse preferoni të lexoni rastësisht gazetën gjatë rrugës për në punë ose në ‘shopping’, duhet të shkoni me autobus ose tren ose të blini një veturë Audi.
Kjo bëhet e ditur nga komunikata zyrtare për shtyp e Articly. Një start-up gjerman nga Mynihu lançon një aplikacion me të njëjtin emër që ofron artikuj nga gazeta dhe revista të ndryshme që lexohen me zë.Si pjesë e partneritetit, Articly tani po sjell aplikacionin e tij ekskluzivisht në sistemin në bord të veturave të përzgjedhura Audi.Në veçanti, aplikacioni është i disponueshëm për të gjithë pronarët e Audi-ve që nga viti 2024 dhe me grupin më të fundit të harduerit dhe softuerit të kompletit modular të info-argëtimit (MIB 3) – plotësisht falas dhe pa regjistrim deri në mesin e vitit 2024.
Si pjesë e bashkëpunimit, Articly zhvilloi një aplikacion veture posaçërisht për këtë qëllim, i cili synon të sigurojë një përvojë optimale dëgjimi gjatë vozitjes.
Se si ndodh saktësisht kjo dhe çfarë avantazhesh ofron ky aplikacion mbetet e paqartë, pasi disa media dixhitale prej kohësh ofrojnë opsionin “më lexoni një artikull”. botasot
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto