Thirrje për krijuesit e rinj të përmbajtjeve video - Business Magazine Albania

Thirrje për krijuesit e rinj të përmbajtjeve video

Nëse jeni midis moshës 18 dhe 25 vjeç dhe jeni të interesuar për videografi, kinematografi, prodhimin e përmbajtjes video, si dhe dëshironi të mësoni rreth edukimit mediatik, informacionit dhe dëshironi të kryeni praktikë profesionale 6-mujore me pagesë në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar, ju ftojmë të aplikoni për pjesëmarrje në projekt:

Fuqizimi i rinisë për të dalluar mashtrimin nga faktet me ndihmën e medias të shërbimit publik të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja në projekt përfshin edukimin, ndërveprimet me ekspertë dhe kolegë që ndajnë interesat tuaja, si dhe grante për punën ekipore në prodhimin e përmbajtjes video në bashkëpunim me ekipet editoriale rinore të shërbimeve të medias publike në Ballkanin Perëndimor.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem plotësoni formularin!

Kush mund të aplikojë?

Nxënës të shkollave të mesme, amatorë, profesionistë dhe gjysmë profesionistë. Influencers në Instagram dhe TikTokers. Studentë në regji filmi dhe televizioni, produksion, kamera, montazh, dramaturgji, gazetari, media dhe PR. Anëtarë të ekipeve editoriale rinore, mediave lokale dhe portaleve në Ballkanin Perëndimor.

Shënim: Për të marrë pjesë në projekt kërkohet njohja e gjuhës angleze.

Përvoja e mëparshme profesionale nuk është e nevojshme.

Afati i fundit për aplikime: 29.02.2024.

Projekti “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor” i financuar nga Bashkimi Evropian synon të nxisë dialogun në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.

Versioni në anglisht më poshtë:

If you are between 18 and 25 years old.

If you are interested in videography, cinematography, and video content production for young audiences.

If you are interested in learning about media and information literacy and want to try your hand at a SIX-MONTH PAID PROFESSIONAL INTERNSHIP and collaboration with public media service of your country, we invite you to apply for participation in the project:

EMPOWERING YOUTH TO TELL FAKE FROM FACT WITH THE HELP OF WB PUBLIC SERVICE MEDIA

Participating in the project involves education, interactions with experts and peers who share your interests, as well as grants for team work on the production of video content in cooperation with youth editorial teams of public media services in the Western Balkans.

If you are interested, PLEASE FILL OUT THE APPLICATION!

WHO CAN APPLY?

High school students, amateurs, professionals and semi-professionals. Influencers on Instagram and TikTokers. Students in film and television directing, production, camera, editing, dramaturgy, journalism, media and PR. Members of youth editorial teams, local media, and portals in the Western Balkans.

Note: Knowledge of the English language is required to participate in the project.

Previous professional experience is not necessary.

Deadline for applications: 29.02.2024.

“Culture and Creativity for the Western Balkans” Project funded by the European Union aims to foster dialogue in the Western Balkans by enhancing the cultural and creative sectors for increased socio-economic impact.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0