Sipërmarrësi i një marke orash në heshtje investon miliona për një startup Suedez - Business Magazine Albania

Sipërmarrësi i një marke orash në heshtje investon miliona për një startup Suedez


Filip Tysander, themeluesi i markës së orëve të dorës Daniel Wellington, në heshtje ka blerë miliona paund aksione për startup-in Klarna, sipas site-it suedez teknologjik Breakit.

Sipërmarrësi, i cili ndërtoi një perandori prej 180 milionë $ (148 Milionë £) për orat e dorës në më pak se pesë vjet, thuhet se ka blerë aksione në Klarna që sot vlejnë rreth 53 milionë korona (7 milionë £) me një firmë që ai zotëron e quajtur JFT Holdings. Investimi u zbulua nga Breakit në një dokument diskret.

Klarna ka ngritur më shumë se 290 milionë $ (238 Milionë £) dhe vlen rreth 2.25 miliardë $ (1.85 miliardë £), duke e bërë atë një nga disa kompanitë miliarda dollarëshe teknologjike në Suedi.

Kompania lejon konsumatorët të blejnë produkte online thjesht duke shkruar vetëm adresën e tyre të e-mail-it dhe kodin postar. Më pas në mënyrë efektive konsumatorët mund të porosisin dhe më vonë iu dërgohet një e-mail, ku iu kërkohet të plotësojnë të dhënat e tyrë për pagesën.

Prillin e kaluar, metoda kishte rezultuar me sukses në Suedi, duke bërë që Klarna të kishte rreth 30% të të gjitha blerjet online atje dhe të përpunonte transaksione me vlerë 9 miliardë $ (5.74 miliardë £) në nivel global në vitin 2014. Kompania ka qenë mjaft fitimprurëse që nga fillimi i saj.

Investitorë të tjerë në Klarna përfshijnë firmat me Kapital në Silicon Valley Sequoia dhe Goldman Sachs.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0