Sipas një studimi të ri, Amazon është marka më e vlefshme në botë - Business Magazine Albania

Sipas një studimi të ri, Amazon është marka më e vlefshme në botë


Sipas një studimi të kryer kohët e fundit ka rezultuar se Amazon është marka më e vlefshme në botë.

Sipas një studimi të agjencisë të hulumtimit WPP, vetëm marka e Amazon vlen 315.5 miliardë dollarë, e cila është 52% më shumë se një vit më parë dhe mjaftueshëm për të kaluar Apple (309.5 miliardë dollarë) dhe Google (309 miliardë dollarë) në renditjen vjetore.

Lexoni: Për dërgesa më të shpejta, Amazon po ndërton një aeroport

Apple dhe Google kanë qenë në pozicionin më të lartë në renditjen e BrandZ Top 100 Most Valuable Global Brand për 12 vitet e fundit, deri më tani.

Pra, pse papritmas marka e Amazon vlen shumë më tepër? Sipas studimit, kjo është për aryse se:

  • “Blerjet e zgjuara, kanë çuar në rrjedha të reja të të ardhurave”
  • “Shërbim i shkëlqyer i shërbimit të klientit”
  • “Aftësia e tij për të qëndruar përpara konkurrentëve të tij duke ofruar një ekosistem të larmishëm të produkteve dhe shërbimeve”

Në mesin e këtyre blerjeve: platformat e makinave dhe kamionëve me vetë-ngarje, plus blerja e PillPack prej 753 milionë dollarësh dhe 575 milionë dollarë investime në shërbimin e shpërndarjes në Londër, Deliveroo.

Microsoft, i cili ka kapitalizimin më të madh të tregut në këtë moment, u rendit i katërti në renditje, me vlerën e markës prej 251.2 miliardë dollarë, sipas studimit.

Ja lista e top 10: 

Plus, disa të tjerë me interes:

  • Marlboro, 71.958 miliardë dollarë
  • Disney, 57.007 miliardë dollarë
  • Nike, 47.360 miliardë dollarë
  • Starbucks, 45.884 miliardë dollarë
  • Walmart, 36.801 miliardë dollarë
  • Netflix, 34.290 miliardë dollarë
  • LinkedIn, 22.816 miliardë dollarë
  • Ikea, 18.949 miliardë dollarë
  • Adidas, 13.355 miliardë dollarë

Ju mund të gjeni më shumë informacion dhe një link me tërë studimin këtu.

Lexoni: Thyhen heshtjen Amazon në lidhje me investimin në industrinë e automjeteve autonome

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0