Thyhen heshtjen Amazon në lidhje me investimin në industrinë e automjeteve autonome - Business Magazine Albania

Thyhen heshtjen Amazon në lidhje me investimin në industrinë e automjeteve autonome


CEO i Amazon, Jeff Bezos foli kohët e fundit me punonjësit rreth një investimi të madh që ka shkaktuar spekulime të shumta.

Çdo herë që Amazon sjell një risi të re ose bën një lëvizje në një industri të re, ajo ngre alarmin në të gjithë industrinë dhe më gjerë. Çështja në fjalë: blerja e Whole Foods dhe lançimi i dërgesave një-ditore.

Gjiganti i e-commerce bëri një lëvizje të habitshme në qetësi në Shkurt, për të cilën CEO, Jeff Bezos ka folur shumë pak, të paktën publikisht. Ata bënë një investim prej 700 milionë dollarë në startup-in e kamionëve elektrikë dhe konkurrentin e ardhshëm të Tesla, Rivian, duke vendosur që të mos komentonin mbi të. Kjo pasoi me blerjen e aksioneve në Aurora, një startup teknologjik për automjetet autonome.

Lexoni: Për dërgesa më të shpejta, Amazon po ndërton një aeroport

Bezos para punonjësve të tij në një seancë në muajin Mars shprehu se ishte shumë i emocionuar për industrinë e automobilave, duke pasur parasysh se si Uber ka ndryshuar transportin dhe duke pasur parasysh rritjen e makinave elektrike dhe të lidhura. “Do të jetë diçka shumë interesante për të parë dhe për të marrë pjesë dhe unë jam shumë i emocionuar për këtë industri.”

Çuditërisht gjatë takimit, Bezos përforcoi pritshmëritë duke thënë se ai nuk e sheh investimin Rivian si një nxitës të rritjes. E cila shtron pyetjen, atëherë pse e ka bërë këtë investim?

Ja pse hyrja e Amazon në industrinë e automobilave është një lëvizje e zgjuar

Kjo lojë nuk ka të bëjë me fitimin, të paktën jo nga industria e automobilave në vetvete.

Michelle Krebs, një analist dhe ekspert i industrisë së automobilave për Autotrader (një treg online i automjeteve), tha për CNBC, “Ne e dimë se Amazon dëshiron të rinovojë sistemin e saj të shpërndarjes”. Amazon është përpjekur të largohet nga varësia e USPS dhe UPS, duke krijuar edhe një pozicion joshës për punonjësit aktualë që të lënë postin e tyre dhe të fillojnë një biznes transporti. Automjetet autonome mund të avancojnë shumë sistemet logjistike të tyre dhe zinxhirin e furnizimit.

Sipas Gene Munster, një analist në Loup Ventures, investimet e Amazon në teknologjinë autonome të automjeteve gjithashtu u japin atyre “njohuri më të mëdha në teknologjinë më të fundit”, që mund të ketë një përfitim të drejtpërdrejtë në biznesin bazë të kompanisë. Kjo mund të reduktojë kostot e transportit detar, të cilat u rritën 21% në 7.3 miliardë dollarë në tremujorin e mëparshëm. Munster e quajti atë “një formë të Kërkim&Zhvillimit outsourced”.

Në janar, Amazon prezantoi një robot të ri të shpërndarjes, të quajtur Scout. Roboti i vogël autonom, i cilësuar si pjesa më e këndshme e zinxhirit të shpërndarjes së Amazon, ecën përgjatë trotuareve për të çuar pakot e Amazon në pragun e klientëve. Pa dyshim, blerja e Rivian do të ndihmojë në informimin e Scout 2.0 dhe më gjerë.

Amazon Go, dyqani me pakicë pa arkëtarë i lançuar në vitin 2016, “është bërë i mundur nga të njëjtat lloje të teknologjive të përdorura në makinat autonome: vizioni kompjuterik, bashkimi i sensorëve dhe deeplearning,” sipas faqes Amazon Go.

Lexoni: Jeff Bezos zbulon anijen kozmike Blue Moon

Investimet e Amazon në kompanitë autonome janë një mënyrë gjeniale për të kaluar në teknologjinë e lartë dhe në platformat e shumta të biznesit. Gjithnjë e më shumë kompani po përpiqen të avancojnë me risitë e tyre duke iu qasur teknologjive nga kompani të tjera dhe duke u përpjekur ta importojnë në mënyra të ndryshme në të gjithë linjën e tyre të produktit. Procter & Gamble, e ka bërë këtë për vite me radhë në përpjekje për të krijuar produkte më të mira dhe kategori të reja.

Dita kur Amazon do të fillojë të konkurrojë drejpërdrejt me Ford dhe GM nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por të paktën është në rrugë të mbarë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0