Jeff Bezos zbulon anijen kozmike Blue Moon - Business Magazine Albania

Jeff Bezos zbulon anijen kozmike Blue Moon


Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, prezantoi versionin e tij përmes një modeli të ri të anijes kozmike. Objektivi është transporti i pajisjeve dhe njerëzve në Hënë brenda pesë vitesh.

Bezos zbuloi funksionet e mjetit, i cili fillimisht ka objektiv transportin e pajisjeve dhe më vonë eventualisht edhe të astronautëve.

“Blue Moon” quhet anija kozmike pa pilot. Ajo përmban instrumenta shkencorë, satelitë etj.

Bezos tha se, Blue Moon mund të ndihmojë NASA-n  të arrijë objektivin e vendosur nga administrata e Trump për të dërguar astronautët në Hënë në vitin 2024.

Lexo: NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars

Miliarderi tha, “Është koha për t’u kthyer në Hënë dhe këtë herë për të qëndruar”. Ai i paraqiti synimet e tij për zbulimin e hapësirës në Qendrën e Konventës së Uashingtonit, në një audiencë të përbërë nga klientë potencialë dhe zyrtarë nga NASA.

Blue Moon është parashikuar të peshojë rreth 15 mijë kg e mbushur me karburant në nisjen nga Toka. Në mbërritjen në Hënë pritet të peshojë 7,000 kg.

Ajo do të jetë e ngarkuar me karburant të mjaftueshëm për të shkuar në Hënë.

Space Flight Now

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0