NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars

NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars


NASA ka ndërmarrë hapin të krijojë realitetin ndërplanetar, duke shpallur tre finalistët kryesorë për sfidën e saj të vazhdueshme: 3D-Printed Habitat Challenge. Sfida filloi në 2015-ën dhe ka përfshirë ekipe që konkurrojnë për të dizajnuar strehëza të përshtatshme për Hënë, Mars dhe më tej. Një grup inxhinierësh dhe artistësh, treguan një dizajn modular të përbërë nga katër hapësira të dallueshme, përfshirë edhe bimët në rritje. Tre ekipet ndanë një çmim prej 100,000 dollarë mes tyre. Në raundin e ardhshëm, që do të mbahet në muajin maj, finalistët do të modelojnë 3D-print në shkallën e dizenjove të tyre, ndërsa konkurrojnë për çmimin 800,000 dollarë.

Lexo:  NASA ofron vende të reja pune. Ja çfarë duhet të bëjnë të interesuarit

Konkursi është zhvillimi më i fundit në misionin e NASA-s për t’i dërguar njerëzit në Hënë dhe, përfundimisht, në Mars. Nëntorin e kaluar, agjensia njoftoi se nëntë kompani amerikane kishin të drejtë të konkurronin me 2.6 miliardë dollarë kontrata gjatë 10 viteve të ardhshme për të ofruar shërbime në hënë. Presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën e Hapësirës 1 për rivendosjen e programit hapësinor të Amerikës në eksplorim dhe zbulim.

Direktiva e Politikave Hapësinore 1 shënon hapin e parë në kthimin e astronautëve amerikanë në Hënë për eksplorimin dhe përdorimin afatgjatë. Këtë herë, jo vetëm që do të vendoset atje flamuri amerikan, por do të jenë edhe gjurmët e këmbëve të austronautëve. Do të krijohen bazat  për një mision eventual në Mars.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0