Si të përdorni rrjetet sociale për të kërkuar trendet? - Business Magazine Albania

Si të përdorni rrjetet sociale për të kërkuar trendet?


Në 1998-ën, themeluesit e Google u ‘nisën’ me mision për të bërë një gjë: të organizonin informacionin në botë. Google megjithatë, ka përshkruar një rrugë të gjatë që prej asaj kohe, dhe kështu ka bërë edhe media dixhitale. Deri kohët e fundit, përmbajtjet e rrjeteve sociale kanë qenë kalimtare deri diku: Sa më shumë përmbajtje që krijohej, aq më tepër mundësi zhdukeshin në morinë e informacionit.

Por rrjetet sociale popullore po krijojnë të paktën rregull nga kaosi, dhe në këtë mënyrë po i kthejnë përmbajtjet e mediave sociale në një burim të fuqishëm kërkimi për reklamuesit.

Pas të gjithave, mediat sociale, janë të pasura me përmbajtje të gjeneruara prej përdoruesve nga markat kreative dixhitale të biznesit. Efekti ka qenë një ‘përmbytje’ me informacion nga e gjithë bota, por më specifikisht, me ato lloj gjëra që njerëzit përreth botës bëjnë në jetën e tyre të përditshme.

Këto të dhëna mund të jenë në mënyrë të veçantë të dobishme për marketerët të cilët kërkojnë për trendet e konsumatorëve në kohën e duhur dhe mënyrat e reja për të angazhuar audiencën online.

Në çfarëdolloj momenti, përdoruesit e mediave sociale janë duke folur për një mori temash; megjithatë bisedat që angazhojnë më shumë arrijnë të dalin në majë dhe të bëhen trendi i temave të momentit. Nga Twitter dhe Facebook, te lojtarët më të rinj si Instagram dhe Snapchat, çdo rrjet social ka evoluuar për të prezantuar trende që janë unike në platformën e tyre. Ndërsa funksionet e reja dhe të përmirësuara kanë vazhduar të dalin në pah, çdo rrjet i ka treguar ‘vetes’ se është i dobishëm për tipe të ndryshme kërkimesh:

1. Twitter: trende në kohë reale

Twitter është me gjasa rrjeti më i mirë për të kërkuar trende dhe biseda në kohë reale. Kjo mbetet e vërtetë për një varietet të temave, por në mënyrë të veçantë për sportet, lajmet dhe argëtimin. Në fakt, përdoruesi mesatar i Twitterit është më shumë i angazhuar në biseda në një shkallë të lartë të eventeve ‘live’; sistemi hashtag i Twitter i kthen fjalët kyçe në rezultate kërkimi. Gazetarët, personalitetet e mediave dhe publikimet janë të gjitha shumë aktive në Twitter, që e bën këtë të fundit një burim të shkëlqyer për të mbledhur komente në kohë reale nga publikuesë të mëdhenj dhe të vegjël.

Së fundmi, Twitter ndërmori një hap tjetër duke u bërë zotëruesi i një kategorie me përmbajtje ‘live’: Ai lejoi ‘Periscope’ që videot e saj të publikohen ‘live’ në postimet kryesore (feeds) e Twitter. Kjo lëvizje vjen pas lançimit nga fundi i vitit 2015 të tiparit “Moments” që lejon sistemimin e pjesëzave të një historie në një tabelë qëndrore. Lëvizje të tilla e theksojnë edhe një herë strategjinë e platformës për t’u rritur në kohë reale.

2. Facebook: evolucioni i trendeve

Facebook nuk ka qenë gjithmonë rrjeti social më i kërkueshëm, por ai kohët e fundit deklaroi një mjet kërkimi të përmirësuar, me sugjerime dhe rezultate nga postimet publike dhe postime nga miqtë. Ndërsa Twitter ‘lulëzon’ mbi momentin, bisedat dhe çështjet më popullore duket të kenë një kohëzgjatje më të gjatë në Facebook. Kjo mund të jetë e dobishme për të bërë kërkime se si një bisedë zhvendoset dhe evoluon gjatë kohës.

Mbani në mend gjithsesi, se rezultatet e kërkimeve tuaja në Facebook do të shfaqin vetëm përmbajtjet publike, ose përmbajtet nga miqtë e tu. Kështu pra, ndërsa Facebook është rrjeti social më i madh, pjesa dërrmuese e postimeve të tij publike vjen nga publikimet, fugurat publike dhe të biznesit, ndërsa përdoruesit e rregullt i kanë me shumë gjasa postimet e tyre private, duke i bërë ata të pakërkueshëm.

3. Instagram dhe Pinterest: trende në përmbajtjen vizuale në mobile

Pinterest dhe Instagram janë të dyja platforma të bazuara në imazh, që do të thotë se ato janë më të dobishme në gjetjen e figurave që lidhen me çështjen në fjalë. Instagram riorganizoi aplikacionin e tij në Qershor të vitit të kaluar për të bërë të mundur zbulimin më të lehtë të imazheve: Kjo do të thotë se përdoruesit janë të aftë të zbulojnë hashtaget më popullore dhe të eksplorojnë postime të reja bazuar në atë se cilët ndjekin dhe pëlqejnë ata aktualisht.

Ndërsa kërkimi i Instagram fuqizohet më tepër nga hashtaget, Pinterest është shndërruar në një arkivë të mirë-organizaur të përmbajtjeve vizuale të kërkueshme nëpërmjet kurimit të kujdesshëm të përdoruesit dhe infrastrukturës së duhur. Dhe në të vërtetë, Pinterest është shndërruar në një motorr të kërkimit të imazheve; së fundmi, rrjeti lançoi një mjet të ri që ju lejon të zmadhoni (zoom) një pjesë të imazhit dhe të gjeni postime (pins) të ngjashme.

Karakteristika e Snapchat ku fotot nuk qëndrojnë, e bën atë të vështirë për brandet të bëjnë një analizë pas ngjarjes të asaj se çfarë përmbajtje po krijohet dhe cili është trendi. Por, një vështrim i shpejtë në seksionin ‘live’ ofron një ide se si njerëzit përfshihen në eventet e kulturës popullore si “VMA Awards” dhe se si njerëzit nga vendndodhje të ndryshme gjeografike përdorin Snapchat.

Me pak fjalë, brandet të cilat monitorojnë trendet sociale në mënyrë aktive dhe të rregullt do të kenë mundësinë të zbulojnë të dhëna të paçmueshme rreth llojit të përmbajtjeve që u bën apel njerëzve, gjë e cila do të informojë masivisht strategjinë e tyre për përmbajtjet, dhe si përfundim, pozicionimin e brandeve në periudhën afatgjatë.

 

/Shkruar nga Eric Dahan, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0