Si të krijoni një markë që njerëzit ta duan? - Business Magazine Albania

Si të krijoni një markë që njerëzit ta duan?

~7 minuta lexim


Në fund të ditës, ne jemi të gjithë thjesht qenie njerëzore të ulur rreth kompjuterëve dhe pajisjeve tona, duke treguar histori.

Kompanitë që e kuptojnë këtë në mënyrë intuitive janë ato që po ndërtojnë markat që shndërrohen në perandori. Ata krijojnë produkte dhe mjete që nuk mund ta imagjinojmë tjetën tonë pa to, si Google apo Apple.

Nëse pyesni dikë për kompjuterin e tyre Mac dhe përse e kanë blerë atë, ata ndoshta do t’ju japin një përgjigje të tillë si psh. është një pajisje e mrekullueshme ose është me të vërtetë e shpejtë dhe të gjitha këto arsye janë të vërteta. Por ato nuk janë baza përse njerëzit kthehen tek ato vazhdimisht.

Lexoni: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni patjetër kur doni të krijoni një brand

Fushata klasike reklamuese e Apple, mendon ndryshe, është karta e thirrjes së një marke që kërkon të vendosë veten si alternativë ndaj status quos.

Në ditët e para të industrisë kompjuterike, biznesi i madh dhe teknologjia vendosën standardet dhe konformiteti ishte rendi i ditës. Apple sfidoi këto pritshmëri dhe u përqëndrua në individualitetin.

Produktet e Apple, me përqafimin e tyre të fortë të veçantisë së përdoruesve të tyre, flasin me shumë prej nesh. Marka e Apple ka arritur të lidhet me të gjithë ne të çuditshmit, ëndërrimtarët, vizionarët dhe guximtarët.
Duke na thënë se është në rregull të mendosh ndryshe, në thelb duke na dhënë leje.

  1. Merrni kohë për të krijuar historinë tuaj

Në thelb të markave të mëdha janë historitë e mrekullueshme. Në mënyrë që njerëzit të bien në dashuri me produktin apo shërbimin tuaj, ju keni nevojë për një histori të fuqishme që është themeli mbi të cilin është ndërtuar gjithçka. Kjo është punë e rëndësishme. Është e domosdoshme për të marrë kohë për të krijuar historinë e brendshme të kompanisë suaj.

A përdorin njerëzit Google, sepse është vetëm një motorr kërkimi i shpejtë dhe ju jep një mal shërbimesh dixhitale falas? Sigurisht. Por kur Google doli si motorr kërkimi, kishte një sfond të bardhë origjinal, ngjyra të thjeshta dhe emrin qesharak që ishte në gjendje të lidhej me eksploruesin e brendshëm të shumë prej nesh.

  1. Lidheni historinë tuaj me nevojat e konsumatorëve

Markat më të mëdha kanë angazhuar atë që bëjnë për të trajtuar disa aspekte themelore të gjendjes njerëzore. Ata ndihmojnë njerëzit të përballen me frikën e tyre (Nike), festojnë unitetin e tyre (Apple) ose përqafojnë dëshirën e tyre për të eksploruar (Google).

Lexoni: Si të ndërtoni brandin tuaj personal në LinkedIn

Këta titanë bëjnë më shumë se thjesht ofrojnë shërbime apo produkte të shkëlqyera me çmime konkuruese. Ato na ndihmojnë të jetojmë jetë më të plota dhe më të lidhura, duke na dhënë më shumë kohë për të shpenzuar me gjërat që vërtetë na interesojnë.

  1. Adaptoni historinë tuaj me një slogan të shkurtër që pasqyron vlerat e tij themelore

Mund të jetë sfiduese për të formuluar historinë motivuese se pse ekziston marka juaj dhe përse është e mahnitshme me disa fjalë. Nën pesë fjalë është gjithmonë perfektja.

Slogani juaj duhet të prekë në diçka që mungon, por thellësisht që dëshirohet nga konsumatorit juaj.

Nike është mbreti i të gjitha sloganeve, “just do it”, nuk është vetëm një thirrje për t’u mbledhur dhe për t’u përballur me frikën tuaj. Ai mendon konsumatorin – e di që ju jeni i frikësuar. Por kjo është normale. Bëjeni atë gjithsesi.

Kompanitë më të mira janë tregimtarët më të mirë. Ata janë në gjendje të lidhen me të kaluarën e konsumatorëve të tyre dhe t’i takojnë në nivelin e tyre. Kompanitë e tilla kuptojnë luftën, zhgënjimet, qëllimet dhe dëshirat e klientëve të tyre.

Lexoni: A e dinit që këta persona të famshëm kanë brandet e tyre të pijeve alkoolike?

Ata e kuptojnë se cilët dëshirojnë të jenë konsumatorët e tyre dhe kush ata janë. Dhe prapa çdo produkti apo shërbimi është një histori që krijon një lidhje njerëzore, pa marrë parasysh se sa delikate është ajo.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Nëse të ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet çfarë vendi, thjesht hip”
— Sheryl Sandberg
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0