“Offline është luks!”, trendi që po i kthen shpinën rrjeteve soci... - Business Magazine Albania

“Offline është luks!”, trendi që po i kthen shpinën rrjeteve sociale në 2026

Po ndodh në heshtje, por ndikimi i tij po ndihet gjithnjë e më shumë: përdoruesit po zgjedhin të zhduken nga rrjetet sociale. Platforma si Instagram dhe TikTok nuk janë më prioritet për shumë njerëz, të cilët po vendosin të bëjnë një hap pas dhe të rikthehen te vetja.

Lexo gjithashtu: WhatsApp tani mund të hartojë përgjigje të gjeneruara nga AI bazuar në bisedat e tua

Detoksi dixhital është kthyer në trendin më të ri, ku mungesa online po konsiderohet më tërheqëse sesa prania e vazhdueshme. Njoftimet e pandërprera, presioni për të postuar dhe “scroll”-i i pafund po zëvendësohen nga qetësia, koha personale dhe përjetimi i momenteve jashtë ekranit.

Ky ndryshim nuk është vetëm reagim ndaj lodhjes nga teknologjia. Ai tregon një transformim në mënyrën si brezi i ri e sheh veten dhe botën përreth. Perfeksioni i kuruar në rrjete sociale po humbet terren, ndërsa autenticiteti po fiton vlerë.

Përdoruesit po fshijnë aplikacionet për periudha të caktuara, po postojnë më rrallë dhe po fokusohen te përmbajtja që ka kuptim, në vend të një pranie të vazhdueshme.

Ndikimi i këtij trendi po reflektohet edhe te mediat online, ku audienca po kërkon gjithnjë e më shumë histori reale dhe përmbajtje më të thellë, duke u larguar nga ritmi i shpejtë dhe sipërfaqësor.

Sepse në 2026, të mos jesh gjithmonë online… po bëhet zgjedhja më e fortë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart
1