SHBA “mbyll derën” për ruterët e huaj, frika nga sulmet kiberneti... - Business Magazine Albania

SHBA “mbyll derën” për ruterët e huaj, frika nga sulmet kibernetike çon në vendim drastik

Një vendim i fortë nga Shtetet e Bashkuara po trazon industrinë e teknologjisë globale: ruterët e prodhuar jashtë vendit janë futur në një “listë të zezë” për arsye sigurie kombëtare.

Autoritetet amerikane i shohin këto pajisje si një hallkë të dobët që mund të shfrytëzohet nga hakerë apo edhe sulme të organizuara nga shtete të tjera. Në qendër të këtij vendimi është Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC), i cili përmes të ashtuquajturës “Cover List” po kufizon hyrjen në treg të pajisjeve që konsiderohen rrezik potencial.

Lexo gjithashtu: Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Kjo do të thotë se çdo model i ri ruteri i prodhuar jashtë SHBA-së nuk mund të shitet pa një miratim të veçantë, një masë që synon të mbrojë infrastrukturën kritike si komunikimet, energjinë, transportin dhe furnizimin me ujë. Sipas autoriteteve, disa prej këtyre pajisjeve janë përdorur më herët për spiunim, ndërprerje rrjeti dhe vjedhje të të dhënave.

Megjithatë, për përdoruesit e zakonshëm nuk ka arsye për panik të menjëhershëm. Masa nuk prek ruterët që janë tashmë në përdorim në shtëpi, por fokusohet vetëm te pajisjet e reja që synojnë të hyjnë në treg.

Ndërkohë, përtej këtij zhvillimi, një problem i përditshëm mbetet ai i internetit të dobët, sidomos gjatë udhëtimeve. Një Wi-Fi i ngadaltë në hotel mund të kthehet në bezdi serioze, por ka disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar. Ndryshimi i serverit DNS, për shembull duke kaluar te shërbime si Google DNS apo Cloudflare DNS, mund të sjellë ngarkim më të shpejtë të faqeve.

Gjithashtu, rifillimi i pajisjes apo rivendosja e cilësimeve të rrjetit mund të ndihmojë në stabilizimin e lidhjes. Në rastet kur dyshohet për kufizim të qëllimshëm të shpejtësisë, përdorimi i një VPN-je mund të jetë një zgjidhje për të shmangur këto barriera dhe për të siguruar një lidhje më të qëndrueshme.

Vendimi i SHBA-së vjen si një tjetër sinjal i fortë se lufta për sigurinë kibernetike po hyn në një fazë të re, ku edhe pajisjet më të zakonshme të shtëpisë mund të kthehen në pika të ndjeshme për sigurinë kombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0