Si të ndërtoni brandin tuaj personal në LinkedIn - Business Magazine Albania

Si të ndërtoni brandin tuaj personal në LinkedIn


Enkeleda Ibrahimi, eksperte në fushën e IT

Brandi juaj fillon krijohet tek profili.
Profili juaj përfaqëson bazën ku do të mbështesni të gjithë investimin që do të bëni për të ndërtuar brandin tuaj në LinkedIn. Gjithçka që do të bëni në aktivitetin tuaj, nuk do të kenë asnjë vlerë nëse dikush do të klikojë profilin tuaj e nuk do e gjejë atë mbresëlënës.

Por çfarë duhet të ketë një profil që të lërë mbresa tek ai që e lexon? Së pari e mbi të gjitha është një profil i plotë, që ka të plotësuara të gjitha seksionet, në mënyrë profesionale dhe duke nxjerrë në pah arritjet tuaja dhe pikat tuaja të forta. Keni një foto serioze, titull që tregon kush është fusha juaj e ekspertizes dhe një pëmbledhje që nxjerr në pah karakterin duke treguar historinë tuaj në një mënyrë që e bën interesante të vazhdosh të lexosh më shumë për ju.

Kujdes, kur flasim për karakterin dhe historinë tuaj nuk po flasim për eksperiencën, përmbledhja nuk është vendi ku duhet të flisni për pozicionin tuaj aktual apo të mëparshëm, ka një seksion të dedikuar për këtë pjesë. Në seksionin e eksperiencave mund të vendosni eksperiencat tuaja, ku nëpërmjet përshkrimit duhet të theksoni arritjet që keni pasur në secilën prej tyre. Mos harroni të përfshini fjalë kyçe në të gjithë tekstet që do shkruani, nëpërmjet tyre do ta ekspozoni profilin tek profesionistë të fushës dhe rekrutuesit.

Rritet nëpërmjet kontakteve

Pasi të keni ndërtuar një profil mbreslënës që nxjerr në pah versionin tuaj më të mirë, është koha të filloni të rrisni rrjetin tuaj të kontakteve. Kjo realizohet duke dërguar ftesa tek profesionistët e fushës tuaj, klientët tuaj potencialë, ose profesionistë të suksesshëm në qytetin tuaj.

Përdorni funksionin e kërkimit për të filtruar nëpërmjet kritereve që ju interesojnë dhe vendosuni në kontakt me sa më shumë prej profileve që mendoni se mund t’i shtojnë vlerë rrjetit tuaj. Pasi të keni filluar të krijoni prezencën tuaj në LinkedIn nepërmjet hapit të fundit, do merrni më shumë ftesa sesa do dërgoni dhe kjo do e rrisë rrjetin dhe brandin tuaj me një ritëm eksponencial.

Maturohet me anë të publikimeve

Çelësi i sekretit për të qenë i sukseshëm në çdo social media, dhe veçanërisht në LinkedIn është ta përdorësh me perspektivën: Si mund t’i jap vlerë komunitetit tim, dhe jo vetëm si të marr.

Mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të dhënë vlerë është duke qenë aktiv me publikime. Jo duke ndarë vetëm arritjet e sukseset tuaja (edhe pse kjo duhet bërë herë pas here sepse rrit besueshmërinë e ekspertizës tuaj) por duke folur për eksperiencën tuaj, mësimet që keni nxjerrë nga rrugëtimi juaj, dhe pse jo edhe dështimet që ju kanë ndihmuar të bëheni më të mirë. Sa më të vërtetë të jeni në ato që shkruani apo thoni (video ka shumë sukses në LinkedIn gjithashtu) aq më shumë audienca juaj do të shohë veten tek postimet tuaja dhe do i pëlqejë, komentojë dhe do kenë kënaqësi t’ju ndjekin.

Ata që shohin një interes të përbashkët në atë që keni shkruar, do t’ju kontaktojnë për t’ju ofruar një mundësi, një projekt, një punë, etj. Por, nëse ju do të rrini i padukshëm duke mos publikuar, askush nuk t’a kuptojë që keni interesa ose eksperienca të përbashkëta me ta, apo që ju përputheni perfekt me një pozicion të ri që ata kanë në ekipin e tyre. Shumë shpesh, thjesht një ftesë për një bisedë mund të jetë fillimi i shumë bashkëpunimeve në të ardhmen apo edhe i miqësive të reja.

Në fund të ditës, ndonëse profilet tona në LinkedIn janë diçka dixhitale, e duken të ftohtë, të ngurtë dhe pa jetë, pas secilit prej tyre ndodhet një njeri që e përdor. Dhe gjëja më e rëndësishmë që na dallon ne njerëzve nga robotët dhe paisjet dixhitale, është nevoja dhe aftësia jonë për të ndërtuar marrëdhënie më njëri-tjetrin. Vini re dy fjalët rrënjë të kësaj fjale të bashkëngjitur: marrë-dhënie.

Në jetë, në punë e në Internet gjithashtu, thelbi i komuniteteve dhe kontaktit njerezor qëndron tek marrja dhe dhënia. Sa më shumë ta shihni LinkedIn si një platformë ku mund të jepni e merrni, aq më të thjeshtë do jetë të ndërtoni dhe rrisni brandin tuaj atje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0