Një arush pellushi ngjitet në stratosferë dhe kthehet... - Business Magazine Albania

Një arush pellushi ngjitet në stratosferë dhe kthehet në tokë i paprekur

Një eksperiment sa i pazakontë aq edhe spektakolar ka bërë xhiron e rrjetit, një kafshë prej pelushi është dërguar deri në stratosferën e Tokës dhe është kthyer sërish në tokë… pa asnjë dëmtim.

“Emy”, një krijesë e vogël me ngjyra të verdha dhe jeshile, u ngrit në një lartësi prej mbi 116 mijë metrash mbi Kingston, New York, falë një balone me lartësi të madhe. Eksperimenti u realizua nga kompania britanike Raspberry Circle, e njohur për projekte kreative në teknologji.

Lexo gjithashtu: BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Pas arritjes së kulmit, balona shpërtheu dhe pelushi nisi zbritjen drejt tokës, duke përfunduar udhëtimin në një pemë në Windsor, Connecticut. Sipas CEO-s Sachin Raoul, “Emy” u gjet e paprekur, duke sfiduar pritshmëritë.

Projekti është dërguar tashmë për verifikim në Agjencia Botërore e Çertifikimit të Rekordeve, me synimin për të vendosur rekordin për lartësinë më të madhe të arritur ndonjëherë nga një pelush.

Ndërkohë, shumëkush pyeti: si është e mundur që nuk u dogj gjatë rihyrjes në atmosferë?

Sipas fizikanit të Harvardit, Avi Loeb, sekreti qëndron te fizika. Ndryshe nga meteorët që hyjnë me shpejtësi ekstremisht të lartë dhe digjen nga nxehtësia, një objekt i lehtë si pelushi bie shumë më ngadalë dhe nuk gjeneron energji të mjaftueshme për t’u djegur.

Nga një lodër e thjeshtë… në një “udhëtare” të hapësirës së afërt, Emy tregon se ndonjëherë edhe idetë më të çuditshme mund të sfidojnë kufijtë e mundësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
2
My Cart

Subtotal: 1,700.00L

View cartCheckout

2