Si të aplikoni për t’u bërë pjesë e "Albanian ICT Awards"?

Si të aplikoni për t’u bërë pjesë e “Albanian ICT Awards”?

~8 minuta lexim


ICT Awards është një konkurs kombëtar, unik për nga karakteri dhe përkushtimi, i cili ka për qëllim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të shquar, udhëheqësve të suksesshëm të biznesit, novatorëve e të rinjve entuziastë të ICT-së.

Business Magazine në këtë artikull ju prezanton mënyrën e aplikimit për të fituar një nga 8 çmimet e “Albanian ICT Awards”.

Lexoni: Rikthehet ICT Awards, më 2 Shkurt nis rrugëtimin i ri

Çmimet e “Albanian ICT Awards” përfaqësojnë një nivel të lartë të ekspozimit mediatik, mundësuar në sajë të partneriteteve strategjike të këtij evenimenti me median lokale dhe rajonale. Fituesit e “Albanian ICT Awards” do të promovohen në mediume të specializuara të fushës së ICT-së, ekrane televizive bashkërisht me faqet online të partnerëve të tjerë mediatik televizivë, të cilët fuqishëm e mbështesin këtë eveniment të rëndësishëm të ICT-së Shqiptare.

Afati i fundit për Aplikim është 31 Mars 2018, Ora 23:59

Inovacioni i vitit

Shpërblen programuesit, zhvilluesit, ose ekipet të cilat zhvillojnë program, aplikacion, bëjnë modernizim ose bëjnë çfarëdo lloj teknologjie ose inovacioni në fushën e ICT-së, qoftë desktop, web, cloud-based dhe kështu me radhë. Koncepti i “inovacionit” është i adaptueshëm për çdo aplikacion, i cili jetëson një zgjidhje që mund të llogaritet si diçka e re në tregun shqiptar, zgjidhje e cila ndihmon në avancimin e mirëqenies së komunitetit. Në ketë kategori mund të përfshihen të gjitha projektet, të cilat janë të lidhura me tematika të ndryshme si inteligjenca artificiale, FinTech, inciativa me karakter social, inovacion ne turizëm, agrikulturë apo arte dhe dizajn.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Mobiliteti i vitit

Shpërblen çdo projekt, individ ose aktivitet në fushën e ICT-së, i cili në mënyrë të suksesshme ka arritur të zhvillojë projekte apo zgjidhje me të gjitha funksionet e termit “mobilitet”, duke përfshirë aplikacionet mobile, Wi-Fi, LTE, zgjidhje FinTech, ose ndonjë tjetër zgjidhje “të lëvizshme” cila mbështet çdo lloj industrie, qofte entitet privat apo publik.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Diploma e vitit

Shpërblen studentët që studiojnë në fushën e informatikës, shkencave kompjuterike, ose fushave derivate, të cilët në mënyrë të suksesshme kanë finalizuar projektin e tyre; projekt profesional i studimeve Themelore (ose Bachelor) ose të Magjistraturës (ose Master) apo studime të doktoratës në institucione publike ose private të arsimit të lartë me fokus në fushën e ICT-së.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Ylli në ngritje i vitit

Shpërblen rininë, adoleshentët ose fëmijët, më të rinj se 18 vjeç, të cilët talentin e tyre në fushën e ICT-së dhe shkathtësitë e tyre të veçanta i kanë demonstruar përmes zhvillimit të projekteve specifike të suksesshme, qoftë ai një software, zgjidhje ose çfarëdo produkti i ICT-së (web, mobile, desktop, cloud, komunikim, hardware, e kështu me radhë).

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Femra në ICT

Shpërblen të gjitha femrat Shqiptare për arritjet, përmbushjet e tyre individuale, ose përfaqësim në ekipe të ndryshme duke ofruar kontributin e tyre të madh dhe të dallueshëm për inkurajim dhe motivim të zhvillimit dhe avancimit të femrës në ICT. Ky shpërblim synon në rritjen e numrit të femrave të kualifikuara në sferën digjitale në territoret Shqip folëse dhe mbështet zhdukjen e pabarazive ekzistuese gjinore.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Shërbimi Publik më i mirë i vitit

Shpërblen praktikat më të mira, risitë, avancimin e platformave, projekteve, aplikacioneve ose zgjidhjeve të implementuara në administratën publike dhe Qeveri. Ky shpërblim përbën një njohje prestigjioze të përsosmërisë (ose ekselencës) në shërbime publike. Qëllimi i këtij çmimi është identifikimi i projekteve të zbatuara të praktikave më të mira në zgjidhjen e problemeve specifike, të cilat mund të konsiderohen si risi dhe/apo të cilat kanë ndihmuar qytetarët e saj dhe duke ndikuar kështu direkt në shërbimet e ofruara publike. Kjo kategori mund të konsiderohet e rëndësisë së lartë, duke ditur ndikimin direkt në rritjen e vetëdijes publike dhe në marrjen e shërbimeve të avancuara publike. Ky shpërblim, për më tepër, ndahet për të çmuar individët inovativë të administratës publike dhe për të inspiruar inovacionin në të ardhmen në këtë sektor jetik.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Siguria Kibernetike

Shpërblen profesionistët e IT-së, ekspertët e rrjetit, bazave të të dhënave dhe aplikacioneve, të cilët kanë arritur të japin kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve ose bëjnë mbrojtjen nga sulmet kibernetike, përmes identifikimit të dobësive dhe zgjidhjes së tyre, por edhe zhvillimit të mekanizmave për identifikim – lajmërim – zgjidhje dhe trajtim të dobësive të sigurisë.

Për të aplikuar në këtë çmim plotësoni “Formularin e Aplikimit.

Në rast se keni nevojë për informacione, shkruani në info@ictawards.org ose vizitoni faqen zyrtare www.ictawards.org/2016

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0