Shqiptarët populli më i palumtur në Europë. OKB nxjerr raportin e përvitshëm - Business Magazine Albania

Shqiptarët populli më i palumtur në Europë. OKB nxjerr raportin e përvitshëm

Shqiptarët janë populli më i palumtur në Europë, ndërsa më të lumturit janë finlandezët. Në raportin e përvitshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 90. Përkeqësimi duket se ka ardhur si pasojë e problemeve të theksuara sociale, korrupsionit, rritjes së çmimeve etj.

Shqiptarët janë ndër më të palumturit në Europë. Në Raportin e përvitshëm të Lumturisë të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ka humbur një vend në pozicionim, duke u renditur në vendin e 90 nga 146 shtete gjithsej.

Ky raport bazohet në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo.

Vendet renditen sipas lumturisë bazuar në vlerësimet mesatare të jetës së tyre gjatë viteve  2020-2022 dhe duket se ky ndikim negativ për shqipërinë ka të bëjë me problemet e theksuar sociale , rritjen e çmimeve, korrupsionin por edhe ndikimi si shkak I pandemisë. Por,  për të kuptuar rezultatet, studiuesit kanë përdorur këta tregues: Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetja sociale, lirinë për të marrë vendime të rëndësishme në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit etj.

Për të gjashtin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Suedia dhe Norvegjia të gjitha renditen shumë mire.

Sakaq Izraeli është ngjitur në vendin e katërt, krahasuar me vendin e 9-të vitin e kaluar, e ndërkohë ngjitje në renditje ka pësuar dhe Estonia e Letonia.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0