Shkolla Digjitale, aty ku konceptet e programimit mësohen qysh fëmijë


Kush është Hana Qerimi?

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Hana Qerimi ёshtё njëra nga ndërmarrëset e reja në tregun e biznesit në Kosovë. Hana ka përfunduar studimet master në Londёr për Menaxhim të Biznesit dhe Konsulencë Menaxheriale. Për më tepër, ajo është çertifikuar me nivelin më të lartë të çertifikimit për menaxhim të projekteve (PMP) dhe mban titullin (Menaxhere Profesionale e Projekteve). Hana ka filluar të punojë qysh në moshё të hershme duke përfituar eksperiencë vendore dhe ndërkombëtare disa vjeçare, kryesisht në menaxhimin e projekteve të teknologjisë së informacionit.

Hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag

Pozicioni aktual në kompani: Bashkë-Themeluese në “Shkollën Digjitale“.

Hobi: Piktura, Kitara, fotografia, natyra…etj

1. Shkolla Digjitale – Cila është domethënia e emrit tuaj? Sa rëndësi i keni dhënë kësaj përzgjedhje kur vendoset të hapnit biznesin tuaj?

Emërtimi i biznesit ka qenë njëra ndër sfidat fillestare. “Shkolla Digjitale” është emër të cilin unë dhe partneri im Darsej Rizaj e kemi zgjedhur duke menduar ta bëjmë të kapshme dhe lehtë të kuptueshme për të gjithë qëllimin e biznesit tonë.

Një vend digjital ku fëmijët mësojnë gjithçka rreth “digjitalizimit” si dhe prej momentit të hyrjes në objekt ballafaqohen me një ambient dhe person “digjital”.

I kemi dhënë rëndësi të veçantë emrit “Shkolla Digjitale” për arsye se emri, ështe hapi i parë me të cilin klientët njoftohen me biznesin. Prandaj ky emër duhet të tregojë në mënyrë sa më thjeshtë qëllimin e biznesit.

2. Kur nisi “Shkolla Digjitale?“ Përse vendosët t‘i futeni një biznesi të tillë?

Shkolla Digjitale u themelua në Dhjetor të vitit 2015. Duke i përcjellë trendet e teknologjisë informative në vendet e zhvilluara dhe duke parë dëshirën dhe nevojën e madhe të fëmijëve për përdorimin e teknologjisë informative, në mënyrë të logjikshme ka ardhur edhe ideja për ofrimin e mundësisë së mësimit të teknologjisë informative për fëmijët Kosovarë.

Aktualisht në SHBA dhe disa vende Europiane, mësimi i teknologjisë informative është bërë pjesë e plan programit të rregullt që nga arsimi fillor. Pasi që në Kosovë kjo gjë ende nuk është e mundur, “Shkolla Digjitale” ka në funksion plan programin e njëjtë mirëpo të cilin e ofron në formën e kurseve private të cilat mbahen në objektin e “Shkollës Digjitale.”

hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag (2)

Sot, “Shkolla Digjitale” gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku ka të regjistruar mbi 300 fëmijë, dhe posedon staf prej 10 punonjësish të cilët mësojnë fëmijët me shumë dedikim dhe pasion.

3. Kishit ndonjë model biznesi që ndoqët konkretisht?

Plan programi me të cilin funksionon “Shkolla Digjitale” është i themeluar nga Universiteti MIT dhe organizata Code në SHBA. Ky plan program është themeluar me qëllim që të shpërndahet në të gjithë botën në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë e njëjtë në çdo vend të botës të mësojnë teknologjinë informative dhe kodimin që nga moshat e hershme. Në botë, ky lloj i biznesit është diçka e zakonshme dhe ekzistojnë shumë biznese të tilla.

hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag (3)

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Duke pasur njohuri dhe përvojë në tregun e teknologjisë informative dhe duke e parë nevojën dhe rëndёsinë e madhe që edhe fëmijët Kosovarë të mësojnë gjëra të njëjta si në botë, e hapëm “Shkollën Digjitale.”

4. Përvoja juaj e parë me klientë? Çfarë vështirësish hasët fillimisht?

“Shkolla Digjitale” secilin regjistrim e trajton si 3 klientë; Fëmijën dhe dy prindërit e tij/saj.

Rëndësi kyçe i jepet kujdesit ndaj klientëve. Që nga fillimi i operimit të biznesit, stafi i shkollës digjitale është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme t’u shpjegojë në detaje prindërve se ç’ka do të mësojnë fëmijët e tyre në këtë Shkollë dhe cilat janë benefitet e këtyre mësimeve. Duke e marrë parasysh se natyra e këtij lloj mësimi është diçka e re për tregun e Kosovës, fillimisht ka patur vështirësi sepse ka pasur hamendje se ndoshta ky mësim do të jetë ngarkesë për fëmijët. Mirëpo me shpjegime të vazhdueshme dhe sidomos me rezultatet që fëmijët kanë treguar, këto vështirësi janë eliminuar dhe tashmë prindërit vetëm se jane njoftuar me gjithçka rreth mësimeve dhe Shkollës.

hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag (4)

Sidoqoftë, në mënyrë të vazhdueshme prindërit dhe fëmijët trajtohen me kujdes maksimal. Ata kanë qasje në progresin e fëmijës në çdo kohë.

5. Si biznes që ka nevojë të vazhdueshme për marketing, çfarë strategjie ndiqni? Cilat kanale online apo tradicionale përdorni dhe si arrini ju, ta dërgoni produktin te klienti?

Marketingu është pjesë me rëndësi shumë të madhe për “Shkollën Digjitale“ sepse përmes strategjive të marketingut gjatë gjithë kohës bëjmë targetimin dhe informimin e klientëve rreth shërbimeve tona. Gjithashtu përmes marketingut, “Shkolla Digjitale“ ka arritur të bëjë vetëdijësimin e popullatës së Kosovës rreth benefiteve që përfitojnë fëmijët përmes mësimit të programimit dhe teknologjisë informative që nga moshat e hershme duke marrë parasysh se është diçka që po ndodh për herë të parë në Kosovë.

Kryesisht kemi përdorur marketingun digjital pasi në kohën të cilën po jetojmë të gjithë njerëzit janë një pjesë të madhe të ditës të kyçur në pajisje teknologjike nga ku edhe informohen. Gjithashtu kemi shfrytëzuar edhe televizionet dhe radiot, mirëpo suksesi më i madh është parë nga marketingu digjital dhe mediat sociale.

hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag (6)

6. A ka konkurrencë? Çfarë konsideroni si pikë të fortё tuajën në këtë biznes?

Aktualisht nё tregun e Kosovës janë disa kompani që ofrojne kurse të teknologjisë informative dhe programimit për fёmijё. Sidoqoftë sipas analizave të konkurrencës që kemi bërë, ngjashmëritë ekzistojnë, por gjithashtu jemi shumë të veçantë nga njëra-tjetra në programet dhe mënyrën e ofrimit të këtyre shërbimeve.

Pikë e jona shumë e fortë përveç çmimit është plan programi me të cilin i mësojmë fëmijët. Përveç gjuhës programuese “Scratch,“ të cilën fëmijët e mësojnë në “Shkollën Digjitale“, ata mësojnë edhe konceptet e programimit përmes plan programit të themeluar në SHBA, i cili është plan program i rregullt në shkollat fillore të tyre.

Pas mësimit të këtyre koncepteve dhe logjikës së programimit në “Shkollën Digjitale“, fëmijët bëhen të pavarur dhe të pa limituar të funksionojnë në secilën gjuhë programuese në të ardhmen.

Gjithashtu “Shkolla Digjitale“ ka kritere të vlerësimit të nxënësve. Nxënësit nuk mund të kalojnë nga një nivel në tjetrin pa arritur rezultatet e caktuar me kriter të Shkollës. Kjo e bën “Shkollën Digjitale“ të ofrojë kualitet në tregun e Kosovës, diçka që së fundmi është parë si mungesë në arsimin Kosovar në përgjithësi.

hana-qerimi-shkolla-digjitale-businessmag (7)

7. A ka potencial për zhvillim tregu i këtij lloji në Kosovë, duke parë zhvillimet e fundit teknologjike, smartphonet, tabletet etj? Si e shikoni të ardhmen?

Aktualisht në të gjithë botën fokus i veçantë po i jepet teknologjisë informative, pasi që e ardhmja e secilit profesion është e lidhur ngushtë me të. Duke e marrë parasysh që fëmijët nga moshat 2 vjeçare dinë të pёrdorin në mënyrë shumë natyrale pajisjet teknologjike, është logjike që ata duhet të fillojnë të mësojnë nga mosha shumё e hershme kontrollimin dhe përdorimin efektiv të këtyre pajisjeve.

Tregu i Kosoves është shumë i ri në këtë aspekt, pasi shkollat fillore ende nuk kanë plan program që t‘i mësojnë fëmijët Kosovarë kur në të njëjtën kohë, shkolla nëpër të gjithë botën janë duke punuar në këtë aspekt, pasi që është e pa evitueshme nevoja e mësimit të përdorimit efektiv të teknologjisë nga fëmijët.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 10 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 10 të saj.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale