Robotit “i bie të fikët” pas 20 orësh punë në një panair në Chicago - Business Magazine Albania

Robotit “i bie të fikët” pas 20 orësh punë në një panair në Chicago

Një video e cila po bën xhiron tregon një robot magazinimi cili kolapsoi pas 20 orësh punë para të gjithë konsumatorëve. Digit është një robot i cili u vendos për test në një hapësirë magazinimi.

Roboti prototip dykëmbësh po e tregonte aftësinë në një në një panair në Chicago ProMat 2023 në muajin mars, që shpërndante pako te konsumatorët.

Agility Robotics, e cila prodhoi robotin Digit, postoi videon në Twitter, më 6 prill, duke vënë dukje se “Me një shkallë suksesi prej 99 për qind gjatë rreth 20 orësh demonstrime të drejtpërdrejta, Digit  pati disa rënie në ProMat”.
lexo: Dështimi i First Republic Bank: Një analizë kohore e asaj që çoi në kolapsin e bankës së dytë më të madhe në historinë e SHBA

“Ne donim të tregonim se Digit ra disa herë, se është një pjesë normale e çdo teknologjie të re dhe nuk është një punë e madhe”, tha Liz Clinkenbeard, nënkryetare e komunikimit në Agility Robotics.

Ajo tha për Associated Press se Digit kaloi katër ditë duke demonstruar aftësitë e saj në panairin tregtar, duke përfshirë dy ditë të plota pas rënies së treguar në video. Kur bie, zakonisht është për shkak të një gabimi të softuerit ose një gabimi të vogël të sensorit, shtoi ajo. twitter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0