Revista 29 e Businessmag. Biznesi në art, suksesi dhe sfidat - Business Magazine Albania

Revista 29 e Businessmag. Biznesi në art, suksesi dhe sfidat

Revista 29

Art në biznes & biznes me art.

Numri 29 i Revistës vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vëmendje serioze. Aq më tepër, kur vlerësohet të ketë një potencial të madh artistik shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Edhe me pak para, filmat shqiptarë kanë qenë kandidat për Oscar. Imagjigjoni nëse financimi do të ishte serioz…

Në brendësi të revistës do të gjeni raste të suksesshme nga diaspora, në këtë rast në Kanada dhe Japoni. Sipërmarrësist shqiptarë vijojnë të shënojnë sukses në vende të ndryshme të botës dhe njëkohësisht  përfshijnë në tregjet e tyre Shqipërinë e Ballkanin. Bizneset që hapin në vendet e tyre të lindjen, janë si një motiv më shumë për të kontribuar dhe për t’u kthyer tek rrënjët e tyre sa herë kanë nevoje. 

Nuk mungojnë historitë e grave, që janë si një katalizator në shoqërinë tonë, mes sipërmarrjes dhe angazhimeve në kauza sociale. Ato i gjen në biznese familjare, por me vizion deri në krijimin e një brandi dhe një rrjeti të mirëfilltë tregtar, ashtu si në shërbime teknologjie dhe edukimi. 

Lexo: 3 CEO të Fortune 500 ndajnë këshillat, mësimet dhe aftësitë që kanë formuar suksesin e tyre

Karriera, marketingu, menaxhimi, madje edhe teknologjia, vijnë me mesazhe dhe këshilla.

Shpresojmë të sjellim freski mendimi në këto ditë të nxehta vere, duke ju frymëzuar për një rikthim të mbarë në zyrat tuaja në shtator.

Ju mund të shfletoni Revistën Digjitale Online, duke u abonuar për versionin digjital dhe atë Print, i cili do të jetë këto ditë në pikat e shitjes. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0