Realizoi “Illyrian TSX” makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro! Njihuni me Qëndrim Thaçin - Business Magazine Albania

Realizoi “Illyrian TSX” makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro! Njihuni me Qëndrim Thaçin

“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe  375 km/orë, 45 gradë pistonat.  Mediat thonë se kjo makinë do  të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.

I ftuar  në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç  tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë,  jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije

 

Figura e Qëndrim Thaçit më herët ka qenë edhe në pjesë e materialeve të revistës sonë për të shfaqur punën dinjitoze dhe të vlerësuar të tij.Teksa dëgjuam rreth kësaj arritje të madhe të gjithë ngjallëm interes rreth bisedës së tij dhe ndarjes së përvojës.

“Ikëm në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta. Prishtinë, Hungari, Slloveni, jetuam në kamp për 5 vite, më pas në Trieste (Itali) Babai im donte që unë të bëhesha doktor. Por unë e doja artin e muzikën, siluetën e makinës.

Një ditë kur isha fëmijë, po luaja godita me top një Ferrari mclaren, 40 milionë euro. Nuk e dija çfarë ishte. Enco Ferrati më tha: E di çfarë godite? Shko pak më prapa e shiko çfarë godite.  Pashë një siluetë fantastike Ferrari 250 .. u dashurova. Kur u ktheva ithashë babës do realizoj makina. Ec… ec..!

Aty nisi ideja. Atë makinë doja të ndërtoja. Kishte shkolla për dizanj për makinat por babai më tha jo se është humbje kohe. Në 2008 ikëm në Gjermani. U bëra dentist. Më pas i thashë babs do sheh të gjitha shtëpitë dhe u futa të realizoj makinën”

Si është e mundur një djalë që vinte nga një familje që s’kishte lidhje fare me makinat ta realizonte?

Kam fituar besimin duke mbyllur gojën, kam hapur veshët e sytë. Kam dëgjuar simfoninë e zanit, ngjyrën e zanit, gjuhën e trupit të njerëzve. Duke dëgjuar njerëzit me eksperiencë të ndryshme në kompani.  Kam punuar për disa kompani për makinat. Kam parë të gjitha analizat e makinave më të shpejta në botë, prekja defektet që bënin. Thoja do ndërtoj makinën sipas atyre skicave dhe të mos përsërisja gabimet që bëheshin dhe të nxjerr makinën perfekte. E  bëra vetë të gjithën.

Lexo: Disa mënyra të thjeshta që të fitoni respekt në punë, pavarësisht rolit tuaj

Filozofia e tij e punës: Mos bëj gabimet e të tjerëve

Vizionin tënd nuk mund ta shohë askush. Lind. Kur vizatoj unë ndjej frymën e ajrit, modeloj makinën dhe ia kaloj inxhinierisë për të verifikuar se ku kam gabuar unë dhe mësoja nga gabimet. Kur vjen momenti që ti ke punë me  gabimet që kanë bërë të tjetër nuk ke pse ti bësh ti edhe një herë. 10 vjet vizatime. Të kuptosh gabimet e tjerëve nëse bën të njëjtin gabim humb kohë. Kjo makinë nuk ka defekte.

Si u kthye nga dizanj në makinë?

Fitova besimin e doktor Fabio Rauson i cili ka çertifikatën e prodhimit të makinave. Makina tashmë është në prodhim. Prodhohet në Torino por do të doja të prodhohej në dy shtetet tona

Çmimet kush ia vë makinave?

Unë

Lexo:Prezantohet “Illyrian TSX”, supermakina e parë shqiptare!

Ka interes për blerje?

Ka pasur shumë. Janë mbyllur kërkesat. Makina është e limituar, 27 copa në të gjithë botën. Vlerën ia kam caktuar unë edhe pse e di se nuk ka për të qëndruar aq ulët sa tani. Pasi të prodhohen 27 copë do bëhet një version tjetër. Duam që makina të jetë ekstremisht ekskluzive.

Lexo:“Illyrian Pure Sport”, “Ferrari” i parë në Shqipëri

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën ndërsaçmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave. youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0