Qeveria italiane e hapur si nikoqire për ‘duelin e titanëve’ mes Musk dhe Zuckerberg në Koloseumin e Romës - Business Magazine Albania

Qeveria italiane e hapur si nikoqire për ‘duelin e titanëve’ mes Musk dhe Zuckerberg në Koloseumin e Romës

Një zyrtar nga qeveria italiane ka kontaktuar Mark Zuckerberg për organizimin e një dyluftimi të UFC-së kundër Elon Musk në fushëbetejën më legjendare në botë, Koloseumin e Romës, raporton TMZ.

Burimet e afërta për TMZ kanë bërë të ditur se ministri i kulturës kishte biseduar me Zuckerberg disa ditë më parë rreth organizimit të asaj që mund të jetë si dyluftimi më i madh në historinë e botës në teatrin më fantastik të dyluftimeve në histori.

Tutje burimet thonë se Elon e gjithashtu Mark do të dëshironin që dyluftimi mes tyre të zhvillohet në Koloseum. Nga TMZ bëjnë me dije se personat e afërt me Zuckerberg e kanë përcjellë mesazhin tek Dana White, zyrtarët e së cilit kanë kontaktuar me ministrin.

Sa i përket vetë vendit të ngjarjes – një nga 7 mrekullitë e botës – nuk ka pasur ngjarje të mëdha të mbajtura brenda amfiteatrit gati 2,000 vjeçar në shumë vite, dhe vetëm disa qindra spektatorë mund të ulen në ulëse të përkohshme brenda teatrit.

Por është e paqartë se ku do të mund të mbahej dyluftimi mes Musk dhe Zuckerberg – brenda apo jashtë Koloseumit.

Burime të shumta të afërta për TMZ-në deklaruan se dyluftimi mes tyre do të mbahet me të vertetë. Në raport tutje thuhet se Musk dhe Zuckerberg janë “all-in” sa i përket dyluftimit, dhe se kanë negociuar me Dana rreth detajeve rreth saj në baza ditore, dhe në disa raste edhe disa herë brenda ditës tani e mbi një javë.

Pengesa më e madhe është pabarazia e gjatësisë dhe peshës që ata e kanë, megjithëse të dy burrat nuk kanë asnjë problem me të. Pyetja se nëse dyluftimi do të mbahej në Las Vegas – i cili ishte edhe qëllimi kryesor derisa u shfaq edhe oferta e Koloseumit – do të duhej që të nënshkruhej nga Komisioni Atletik i Nevadës.

Duke qenë se Zuckerberg ka gjatësi prej 1.70 metrave dhe ka peshë prej 65.77 kilogramëve, ndërsa Elon ka gjatësi prej 1.87 metrave dhe ka peshë prej 104 kilogramëve, është pak problematike. Megjithatë, kjo do të ishte një dyluftim sa për një shfaqje rregullat edhe mund të anashkalohen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0