Pse Youtube është i ngadaltë kohët e fundit dhe si të fitojmë para prej tij - Business Magazine Albania

Pse Youtube është i ngadaltë kohët e fundit dhe si të fitojmë para prej tij

Shumë përdorues janë ankuar javët e fundit se YouTube është ngadalësuar dhe videot po ngarkohen ngadalë edhe pse nuk kanë probleme me internetin.

Shumë shkruajtën në komente se vunë re se YouTube ngadalësohej nëse përdornin bllokues reklamash dhe këshillonin të tjerët t’i çaktivizonin.

Shumë njerëz fajësuan Google për problemin me bllokuesit e reklamave, megjithatë, rezultoi se problemi ishte shkaktuar nga AdBlock, domethënë përditësimi më i fundit për Adblock Plus, versioni 5.17.0 më saktë.

Zhvilluesit e Adblock Plus e kanë identifikuar problemin si një regresion të performancës në depon e tyre GitLab dhe përdoruesit që kanë probleme me shërbimet Adblock dhe Adblock Plus në YouTube dhe platforma të tjera këshillohen të përditësojnë shtesat e tyre.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar u përhapën teoritë se Google po e ngadalëson qëllimisht YouTube në Mozilla Firefox, ndërsa në Chrome funksionon pa probleme. Google i mohoi ato thashetheme dhe fajësoi bllokuesit e instaluar të reklamave

Ende ka shumë njerëz skeptikë në botë që nuk besojnë se është e mundur të fitosh para në internet.
Në realitet, ka histori të shumta suksesi për njerëzit që kanë provuar fatin e tyre në internet.

YouTube është vetëm një nga shumë mënyrat që mund të bëheni jo vetëm i njohur por nëse keni fat edhe një milioner në Internet.

Lexo: A e ka humbur rrugën biznesi juaj? Përdorni këto 3 këshilla inteligjente për t’u shkallëzuar në mënyrë strategjike

Google paguan 68% të të ardhurave të tyre në AdSense, kështu që për çdo 100 dollarë që paguan një reklamues, Google paguan 68 dollarë botuesit.

Normat aktuale që paguan një reklamues ndryshon, zakonisht midis 0.10 deri 0.30 $ për shikim, por mesatarisht qëndron në 0,18 $. Mesatarisht, një kanal në YouTube mund të fitojë 18 dollarë për 1000 shikime në reklama.

Fillimisht ju duhet të nisni një kanal me tematikë të caktuar ku ju duhet të postoni videot tuaja. Youtube ka një politikë të veçantë ku ju duhet të aplikoni në bazë të disa standardeve të cilat janë videot e postuara, orët e shikueshmërisë dhe nga numri i subscribers apo ndjekësve që ju merrni. Nëse keni plotësuar këto standarde ju aplikoni në Youtube apo Google AdSense për të kaluar në një stad tjetër që është pagesa apo fitimi i parave nga shikueshmëria dhe reklamat.

Duke marrë disa shembuj real nga njerëz që fitojnë para nga Youtube, për rreth 1 milion shikime pagesat mund të nisin nga 2000 deri në 40000 mijë dollarë gjë që varet nga CPM ose Kostoja për Përshtypje e cila ndryshon në varësi të asaj se sa kohë kalojnë shikuesit në video, gjatësia e videos, sa reklama përmban, demografia e shikuesve i cili është një faktor kyç pasi vende si SHBA kanë një fitim shumë herë më të lartë se pjesa më e madhe e vendeve të tjera.

Gjithashtu ka faktorë të tjerë si e drejta e autorit pasi përdorimi i një muzike apo kolone zanore mund të bëjë që videoja juaj mos fitoj asnjë lek dhe më keq akoma merrni dhe paralajmërim për mbylljen e pagesave nga Youtube.

Lexo : Doni të dini se si mund të kemi hormone më të lumtura? Na e mëson Adja Angjeli, me “Mjalt dhe Hënë”!

Faktor tjetër ndihmues janë edhe sponsorizimet e drejtpërdrejta pasi nëse ju arrini një numër të konsiderueshëm shikuesish, kompani të ndryshme mund t’ju kontaktojnë dhe paguajnë një shumë të caktuar për një shërbim apo produkt që ju do të reklamoni për ta.

Pra pa e provuar vetë si mundësi nuk ka një shifër të përcaktuar fikse se sa para mund të bësh nga Youtube, thjesht duhet të kesh një ide të mirë dhe të nisësh punën dhe pse jo të keni fat që ju të siguroni të ardhura të mjaftueshme nga kjo platformë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0