Doni të dini se si mund të kemi hormone më të lumtura? Na e mëson Adja Angjeli, me "Mjalt dhe Hënë"! - Business Magazine Albania

Doni të dini se si mund të kemi hormone më të lumtura? Na e mëson Adja Angjeli, me “Mjalt dhe Hënë”!

Njihuni me Adja Angjelin, një Health Coach që ka ndarë me ne pasionin e saj për nutricionin holistik, menaxhimin e sëmundjeve kronike dhe reduktimin e stresit nëpërmjet faqes së saj të Instagramit, “Mjalt dhe Hënë”. Emri i faqes nuk është thjesht një kombinim i dy elementëve natyralë; ai përfaqëson një rrugëtim të gjatë drejt gjetjes së zgjidhjeve alternative për menaxhimin e problemeve shëndetësore femërore, ku siç edhe Adja e përmend,  mjalti simpolizon vlerat nutricioanle nga një ushqim organik dhe Hëna simbolizon ciklin mentrual femeror, duke qenë se faqja do të kishte fokus dhe target grup gratë dhe vajzat.

Rrugetimi i saj drejt gjetjes së zgjidhjeve alternative për të menaxhuar sëmundjet kronike ka filluar në vitin 2009. Në fillim ishte diagnoza e problemeve hormonale me Vezoret Polikistike, shtimit në peshë, më pas Infertiliteti, problemet me isulino rezistencës, ovulacionin, probleme autoimune etj. Ama, gjithmonë ishte dhe pasioni i Adjas për mjekësinë holistike dhe dëshira për të hulumtuar në internet për zgjidhje të tjera, veç ilaceve tradicionale.
“Ka rreth 15 vjet që mundohem të menaxhoj problemet e mia shëndetësore me anë të zgjidhjeve holistike, pra zgjidhjeve që e shohin njeriun si të tëreë, të plotë, që funksionon me trup, tru dhe shpirt. Ndaj një ditë përvesha mëngët dhe me shumë punë dhe sakrificë(duke qenë profesioni im primar një bankiere), ju futa studimeve si Life Coach dhe Health Coach të cilat do të më ndihmonin të isha e certifikuar dhe diplomuar për të ndihmuar sa më shumë vajza dhe gra të tjera me probleme hormonale. Në 2021, tashmë isha e certifikuar si Life Coach nga Noble Manhatan ltd dhe Health Coach nga Udemy. Në 2023 u certifikova me Hormone Health Certification nga instituti prestigjoz Integrativ Nurtition ne SHBA” – na tregon Adja.
Nje trajner shëndeti, ose Health Coach të ndihmon të ndryshosh stilin tënd të jetesës drejt një varianti më të shëndetshëm duke të rekomanduar plane ushqimore të personalizuara, ushtrime fizike të përshtatshme për ty si grua në varësi të problemeve të tua të shëndetit dhe një fokus në reduktimin e stresit dhe ngarkesës në jetën tënde me anë të metodave të ndryshme natyrale dhe proaktive.
Ndërsa e pyesim rreth vizionit të saj, Adja shprehet : “Vizioni im  është të ndërtoj një komunitet me femra ku të ndajme së bashku problemet shëndetësore, mentale dhe jo vetëm. Tashmë, në Instagram jemi rreth 30k!
Që nga dita e parë, faqja është rritur në mënyrë shumë organike dhe qasja nga ato që ndjekin “Mjalt dhe Hënë”,  ka qenë shumë dashamirëse dhe falenderuese. Janë pikërisht mesazhet që marr çdo ditë nga femrat, ndihma që ndjej se ju jap, nje ndihmesë më shumë, një konsultë më shumë apo një program i personalizuar që hartoj për to që më jep shumë kënaqësi dhe motivim për të vazhduar, pavarësisht se ka pak kohë qe jam e angazhuar edhe në biznesin tim privat, ku nën kuadrin e mirëqenies, po mundohem të ndërtoj një ndermjetësim në pasuri të paluajtshme për prona që rrisin mirëqenien e njerëzve, si për shembull ato të ndodhura afër liqenit, afër detit, të lokalizuara në rezidenca etj.
Megjithatë “Mjalt dhe Hënë”,  mbetet dashuria e parë,  ndaj edhe vëmendja ndaj saj nuk ka për të munguar asnjëherë.”

Lexo edhe: Një rrëfim nga sfidat dhe sukseset e Iv Tases në botën e teknologjisë dhe inovacionit

Si përfundim, historia e Adjas dhe rrugëtimi i saj, janë një frymëzim i vërtetë për ata që janë në kërkim të zgjidhjeve holistike për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. “Mjalt dhe Hënë” nuk është vetëm një faqe në internet, por një komunitet i vërtetë ku dashuria për shëndetin dhe ndihma ndaj të tjerëve shkëlqejnë në çdo mesazh dhe ndajnë një histori frymëzuese për të gjithë ata që kanë nevojë për një mbështetje të veçantë në rrugëtimin e tyre drejt një jetese më të shëndetshme dhe më të lumtur.

Adjan, mund ta ndiqni gjithashtu edhe në YouTube, ku shpeshherë, i jep këshillat e saj të detajuara edhe me video.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0