Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave - Business Magazine Albania

Programimi, dega e së ardhmes preferencë edhe e vajzave

Programimi është një degë përgjithësisht e preferuar nga djemtë por gjithnjë e më shumë po preferohet edhe nga vajzat. Një prej tyre është edhe 18 vjeçarja Eimi Zajmi, e cila ndjek shkollën profesionale për TIK, por punon edhe si programuese për kompani të huaja dhe shqiptare.

Eimi Zajmi, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe prej më shumë se një viti punon si inxhiniere e pavarur softuerësh, me projekte brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sekretet e programimit, Eimi i ka mësuar në shkollën profesionale publike në Tiranë, Hermann Gmeiner. Edhe pse është ndër të paktat vajza në klasë që mëson për këtë profesion të dominuar nga djemtë, ajo ka arritur të spikasë edhe duke u vlerësuar në konkurse.

“Jam Eimi Zajmi, 18 vjeç. Jam në vitin e tretë dhe studioj për softuere inxhiniering. Nuk mendoj aspak se është vetëm një degë për djem. Edhe vajzat duhet të angazhohen në këtë degë që sjell fitime dhe është qejf. E mora idenë nga kushërira dhe më pëlqeu shumë kur më tregoi për aktivitetet dhe gjërat që bëhen në shkollë. Kam edhe një vit. Pastaj do vazhdoj universitetin po për këtë degë. Shkolla na ofron praktika profesionale me detyrim. Por dhe vete jam angazhuar për të bërë punë për kompani të ndryshme për jashtë dhe brenda. Si freelencer. Edhe pse jam më shkollë punoj si freelencer. Kam pasur fitime shumë të mira. Edhe shkollën e bëj edhe punën e bëj dhe kjo më pëlqen shumë. Unë bëj menaxhim detabazesh, web developing. Në klasën ku jam unë jemi vetem 8 vajza dhe 24 djem. Jemi shumë larg barazisë. Nuk është një gjë shumë e vështirë. Vitet e fundit shumë me shumë vajza po i bashkohen shkollës tone. Është nje degë qe po përqafohet nga vajzat”.

Shkollën e nisi me skepticizëm por Eimi thotë se fitimet janë të mira dhe të ardhmen e shikon në programim dhe thotë se është shumë lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

“Minimumi ka qenë 50 euro dhe maksimumi 100-200 euro. Janë shume ok se me mbulojnë shpenzimet e mia. Para ca ditësh morëm pjesë tek një projekt dhe morëm një çmim special inë dhe dy shoqet e mia. Kur nisa të bëja punën e parë nuk e besoja. U ndjeva shumë krenare për veten. Familja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm qe te nisja shkollën profesionale. Në fillim doja te shkoja në gjimnaz të përgjithshëm ku iku dhe shoqëria ime. Sot jam e lumtur që ndoq profesionalen sepse sot jam më e rregulluar se shoqëria ime. Bëjmë lënde profesionale dhe normale. Kam punuar për një kompani në Amerikë. Kam bërë një faqe uebi për një kompani në Suedi. Këto kompani që kam punuar unë më kanë kontaktuar kua nëpërmjet linkedin”, tregoi 18 vjeçarja  portalishkollor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0