Inteligjenca Artificiale po shuan diversitetin e mendimit! - Business Magazine Albania

Inteligjenca Artificiale po shuan diversitetin e mendimit!

Inteligjenca Artificiale po shuan diversitetin e mendimit!

Inteligjenca artificiale nuk po ndryshon vetëm mënyrën se si punojmë apo komunikojmë, ajo po prek gjithnjë e më thellë mënyrën se si mendojmë.

Ndikimi i këtij instrumenti në komunikimin njerëzor, veçanërisht në formimin e opinioneve, duket të jetë më i madh sesa perceptohet zakonisht. Rreziku nuk qëndron vetëm tek varësia nga teknologjia, por tek një fenomen më i heshtur: një lloj “fikjeje” graduale e përpjekjes mendore, që mund të na çojë drejt një shterpësie kulturore në shkallë globale.

Sipas disa psikologëve dhe informaticienëve, po vihet re një tendencë e qartë drejt uniformizimit, jo vetëm në mënyrën e të shkruarit, por edhe në mënyrën e të menduarit. Kur gjithnjë e më shumë njerëz përdorin AI për të përmirësuar tekstet e tyre apo për të kompensuar aftësi që nuk i zotërojnë, rreziku është që dallimet individuale të zbehen.

Lexo edhe:Kriza energjetike e 2026 vs 2022, çfarë duhet të dinë investitorët dhe kompanitë

Në vend të një hapësire të pasur me ide të ndryshme, po krijohet një komunikim gjithnjë e më i ngjashëm, i standardizuar. Kjo mund të çojë në një reduktim të mençurisë kolektive dhe në dobësimin e aftësisë së njerëzimit për t’u përshtatur me sfida të reja. Diversiteti i mendimit — që historikisht ka qenë burimi kryesor i krijueshmërisë dhe inteligjencës, rrezikon të zëvendësohet nga një mendim më i njëtrajtshëm dhe i parashikueshëm.

Studime të fundit nga studiues të Massachusetts Institute of Technology (MIT) kanë sjellë sinjale shqetësuese në këtë drejtim. Sipas analizave të tyre, përdorimi i AI, përfshirë mjete si ChatGPT, lidhet me një aktivitet më të ulët të trurit, veçanërisht në zonat që lidhen me memorien dhe krijueshmërinë.

Në të njëjtën kohë, është vërejtur se mënyra e të menduarit bëhet më skematike, ndërsa stili i të shkruarit më homogjen dhe më pak i dallueshëm. Krahasuar me individët që nuk përdorin këto mjete, dallimet stilistike janë të dukshme — duke sugjeruar një ndikim real në mënyrën se si formësohen dhe shprehen idetë.

Në këtë kontekst, pyetja që lind është më e thellë sesa thjesht teknologjike: a po e përdorim AI si një mjet që na fuqizon, apo po e lejojmë të zëvendësojë proceset tona më thelbësore mendore?

NEWYORKER

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0