Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët shqiptarë të forcojnë atë që ai e ka quajtur “zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut”, për të përmbushur nevojën jetësore për të sëmurët me talasemi dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Përmes një videoje informuese dhe sensibiliziuese, Rama tha se me platformën online të dhurimit vullnetar të gjakut ABO, qytetarët mund të aplikojnë në e-Albania për të rezervuar ditën dhe orën e dhurimit.
“Nëse jeni një grup punonjësish, duke aplikuar, vjen tek ju ekipi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut”, u shpreh ai.
Lexo:5 Aplikacione që ndihmojnë Sipërmarrësit
Dhurimi i gjakut është gjesti më human dhe solidar për këdo që ka nevojë jetike për të.
Portali qeveritar e-Albania ju vjen në ndihmë qytetarëve të planifikojnë online kohën për dhurim individual ose si subjekt.
Në vetëm pak sekonda qytetarët mund të rezervojnë orarin për të kryer procedurën e dhurimit të gjakut pranë Bankës së Gjakut të përzgjedhur.
Në Shqipëri nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak, ndërsa mblidhen rreth 20.000 njësi.
Çdo muaj janë rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.